Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

904 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Historike, ndryshon rregullorja: jo me 3 zevendesime vetem gjate lojes! Buzeqesh Sarri por jo Conte!

Historike, ndryshon rregullorja: jo me 3 zevendesime vetem gjate lojes! Buzeqesh Sarri por jo Conte!
Inter Club Staff

Behet gjithmone e me shume konkrete mundesia e nje modifikimi te perkohshem te rregullores. 

Pritet keshtu qe Serie A te mos kete me 3 zevendesime gjate lojes por ky numer do te behet 5: do te ishte nje ndryshim historik, per here te pare ne 90 minutat e luajtura.

Sot Gazzetta de dello Sport provon te imagjinoje se si ky revolucion i vogel mund te ndikoje tek kjo Serie A duke llogaritur edhe se kush deri kur Serie A u ndal kishte perfituar me shume nga zevendesimet dhe kush jo.

Sipas te perditshmes, dy skuadrat qe do te ndihmohen me shume nga ky ndryshim jane Juventusi dhe Lazio: po ashtu Sarri por edhe Inzaghi kane buzeqeshur jo pak me zevendesimet e tyre duke qene dy skuadrat qe kane shenuar me shume

Per sa i perket Interit, ne fakt, te dhenat tregojne te kunderten: zikalterit gjenden ne fund te klasifikimit te minutazhit per sa i perket minutazhit qe i kane dhene lojtareve te pankines.

700 minuta me pak se Juventusi ne total. Vetem Bastoni ka shenuar nje gol i ardhur nga pankina ne Lecce.

“Conte nuk ka ne pankine emra qe mund ti japin atij nje shtyse te re gjate ndeshjeve. Por mos harrojme qe ka qene edhe i penalizuar nga demtimet. Pa Sanchez e shpesh here vetem me Espositon ne stol. Gjithmone duke folur vetem per sulmin.”

“Por gjithesesi, ai njihet si nje tranjer qe beson me shume tek titullaret dhe jo tek zevendesuesit. Ose te pakten keshtu ka qene kete sezon”, e mbyll shkrimin e saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.