Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, mund tja arrije: San Siro enderron mrekulline, Spalletti mbeshtetet tek 4-3-3 dhe Nainggolan.

Inter, mund tja arrije: San Siro enderron mrekulline, Spalletti mbeshtetet tek 4-3-3 dhe Nainggolan.
Ardis
  • On 06/11/2018, 13:05

Pritje me ne fund po mbaron; kete mbremje Inter-i eshte gati te hape lufte ndaj Barcelone-s. Luciano Spalletti i karikuar si kurre me pare ne konferencen per shtyp, do te aktivizoje nga minuta e pare Radja Nainggolan, qe mungoi ne ndeshjen kunder Barcelone-s ne Camp Nou, tashme i rekuperuar plotesisht nga demtimi ne derby.

Sipas asaj qe raporton Gazzetta dello Sport, Inter-i mund te luaje me modulin 4-3-3 me rekuperimin e Nainggolan qe te lejon te besh nje tjeter pressing ne krahasim me ndeshjen ne Camp Nou. Por Ninja, qe sapo ka marre veten, a mund ta menaxhoje detyren e mesfushorit te brendshem?

“Nese pergjigja do te jete JO, do te shikojme nje Inter te rreshtuar me modulin 4-2-3-1 dhe Nainggolan trekuartist qe do te pozicionohet ne ate pjese te fushes duke e bezdisur Busquets dhe te sulmoje zonen ne fazen e kontrollit te topit”.

“Mesfusha me 3 lojtare dhe dy sulmuesit e krahut me te terhequr ashtu si ndeshja kunder Genoa-s duhet te perforcoje mbajtjen e topit, qe eshte i paket duke pare edhe ndeshjen ne Barcelone, duke i dhene me shume hapesire Brozovic te kete me shume se nje alternative depertimi”.

“Nga Politano dhe Perisic, qe ne nje kornize luksi me ne fund mund te rizgjohen, me detyren per te furnizuar Icardi-n. Nga Vecino tek Nainggolan me misionin per te depertuar ne zone. Nga De Vrij tek Skriniar me detyren per te fituar dyluftimet ajrore ne zonen e kundershtarit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.