Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Cdo gjashte muaj emri im ne merkato. Jam ne dispozicon te Mancinit! Ne fillim vjen Interi, pastaj une…”

Guarin: “Cdo gjashte muaj emri im ne merkato. Jam ne dispozicon te Mancinit! Ne fillim vjen Interi, pastaj une…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste per mikrofonat e SportMediaset, Fredy Guarin ka folur edhe per zerat e merkatos te vazhdueshme pothuajse gjithmone neper gazeta. 

Ja fjalet e Kolumbianit te Interit: “Cdo gjashte muaj degjoj njerez qe thone se Guarin ndodhet ne merkato. Une kam qene gjithmone i gatshem, mund te luaj por edhe mund te mos luaj, por gjithmone kam qene i gatshem dhe ne dispozicon te tranjerit. Tani jam ne dispozicion te Mancinit. Ajo qe ka rendesi eshte skuadra. Guarin, apo ndonje tjeter, kalojne ne plan te dyte. E para vjen skuadra. Mancini ka sjelle shume gezim dhe besim ne skuader.”

“Fjalet e Mancinit per mua? Dua ta falenderoj ne radhe te pare dhe dua te them qe e admiroj. Fjalet e tij me japin nje force te madhe, jane nje motivim me shume per mua. Te degjosh besimin e tranjerit jane nje shtyse shume e madhe per nje lojtar. Kemi perpara nje shans te madh: Nje sfide te re dhe nej tranjer te rendesishem. Ambjent i ri? Po, staf i ri, tranjer i ri, vihet re alegria, pasioni dhe entuziazmi kudo. Gjithe keto gjera ne futboll jane te rendesishme.”

“Derby ndaj Milanit? Eshte shume i rendesishem per gjithcka qe perfaqeson kjo ndeshje ne histori, per traditen e dy ekipeve. Por mbi te gjitha luhet per 3 pike dhe ne do mundohemi ti fitojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.