Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndryshon gjithcka? Conte heq nga merkato nje lojtar njehere e pergjithmone: “Ai nuk preket, eshte bere…”

Inter, ndryshon gjithcka? Conte heq nga merkato nje lojtar njehere e pergjithmone: “Ai nuk preket, eshte bere…”
Inter Club Staff

E kush do e kishte thene ndonjehere? E cuditshme, jeta e merkatos (edhe tek Interi).

Nje dite e mbyll me valixhet e bera, gati per te nisur nje aventure me nje fanelle tjeter dhe nje dite tjeter behesh nje lojtar praktikisht i paprekshem dhe thelbesor.

Eshte ajo qe i ka ndodhur Milan Skriniar. Ne vere, mbrojtesi sllovak eshte mbajtur shume here jashte fushes nga Conte ne finalen e sezonit.

Ai ishte gati te largohej nga Interi, dhe kerkohej nga Tottenham i Jose Mourinhos. Por me pas Spurs nuk kane mundur te kenaqin dot Interin me cmimin dhe nuk u be asgje.

Skriniar nderkohe, qendroi ne Milano edhe pse u konsiderua ne ate kohe si nje lojtar jo i vlefshem per mbrojtjen me tre te Contes. Por kjo ndodhi per fatin e te gjitheve.

Sepse rendimenti i ketij fillimi sezoni, pertej ule-ngritjeve te skuadres, ka qene me te vertete i atyre koherave te arta, qe askush nuk ka harruar.

Dhe ja ku ka ndodhur e ndryshimi i madh: sllovaku, nga nje lojtar i sakrifikueshem eshte kthyer ne nje lojtar te paprekshem.

“Mbrojtesi i Interit per shembull ka bere nje levizje si shkronja U: nga i sakrifikueshem ne i padiskutueshem” e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.