Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta ben zbulimin e papritur: “Kam akoma mardhenie te mira me te gjithe te Juve, pervec nje njeriu.”

Marotta ben zbulimin e papritur: “Kam akoma mardhenie te mira me te gjithe te Juve, pervec nje njeriu.”
Inter Club Staff

Nder shume intervisat e dhena nga Beppe Marotta pas sukesesit ne kampionat, sot eshte publikuar edhe nje intervise e dhene per Tuttosport.

Keto kane qene fjalet e tij: “Skudeto i Interit eshte nje enderr e bere realitet. E imagjinoj qe do te jete shume djegese e shkojme ne Torino si Kampione te Italise.”

“E imagjinoj tani, te shtunen, 15 maj, te shkojme aty dhe te vendosim fatin e Juventusit. Eshte e bukura e sportit.”

“Eksperienca ne Torino me ka dhene shume, edhe pse shija eshte e hidhur dhe e embel. Nese duam te gjejme nje fjale.”

“Por une kam mbetur me shume raporte te mira me te gjithe, me perjashtim te nje njeriu ama te Juventusi,”

“Ai eshte Paratici. Por nuk ka lidhje pjesa profesionale me te por me shume ajo njerezore.”

“Une jam nje menaxher i mesuar te pranoj zgjedhjet per te miren e klubeve ku punoj dhe keshtu ka ndodhur edhe ne ate shtator 2018 edhe pse per hir te vertetes nuk e prisja.”

Me pas, flitet edhe per faktorin Conte: “Dua te nenvizoj edhe njehere me force: merita kryesore dhe e jashtezakonshme e kesaj arritje eshte e Antonios.”

“Ai, tranjeri i duhur i marre ne momentin e duhur. Ky kampionat lind jo vetem me kulturen e punes, por edhe me kapacitetin e tij per te cementuar grupin ndeshje pas ndeshje.”

“Ne menyre progresive i ka bindur te gjithe per potencialin dhe kapacitetin. Ne muajt me te veshtire dhe delikat qe kemi kaluar ne fillim te vitit per shkak te problemeve me shoqerine, Conte ka ditur te izoloje anen sportive te Interit.”

“Ai e ka bere komplet hermetike dhe i ka mbajtur djemte te perqendruar te topi. Kjo ka qene thelbesore.”

Ne fund, Marotta flet edhe per eksperiencen e keqe me Covid: “Kam kaluar tre jave ne spital. Virusi me ka prekur ne menyre te rende.”

“Me ka trembur dhe me ka bere qe te shikoj jeten ne nje menyre tjeter. Ja, ky Skudeto eshte akoma edhe me i bukur per mua sepse kam pasur Covid, jam sheruar dhe tani mund ta vleresoj akoma edhe me shume.”

“I ngjan shume titullit te pare qe une dhe Conte fituam te Juventusi. Nje rikthim te Juve? E perjashtoj ne menyre kategorike.”

“Eshte nje ngjarje qe nuk eshte marre kurre ne konsiderate nga une, por as nuk me ka kontaktuar njeri. Duhet thene edhe kjo.”

“Tani per mua eshte vetem Interi. E tani me Antonion duam te hapim nje cikel te gjate dhe te mbushur me suksese.”

“Garancia absolute eshte ai. Ka futur ne mendjen e lojtareve mentalitetin fitues. Ky eshte titulli i dhjete qe fiton ne 10 vite. Conte eshte me i miri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.