Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne provim: Ja se si Mazzarri i ka transformuar zikalterit…

Inter ne provim: Ja se si Mazzarri i ka transformuar zikalterit…
Donald Elmazi

Paraqitjet e para te kampionatit kane evidentuar ate qe do te jete e dhena kryesore e Interit te ri Mazzarrian. Skuader kompakte, nje dige e pakalueshme dhe kundersulme vrastare. Luigi Garlando dhe Luca Bianchin nga kolonat e Gazzetta dello Sport japin disa te dhena per skuadren ne prag-ndeshjen e sotme.

MBROJTJA- eshte ky reparti qe Mazzarri ka restauruar. Nje e dhene mbi te gjitha, kompaktesia e repartit mbrojtes, gjeja me e cmueshme per teknikun toskan, ne keto dy jave kampionat. Jane vetem 3 gjuajtje ne porte te pesuara nga zikalterit kunder 12 te Juventusit. E dhene tjeter qe i jep rendesi punes se Mazzarrit e gjejme ne topat e rekuperuar, 56 per zikalterit dhe 39 per bardhezinjte. Nje furi per ta patur zili ,ajo cka ka bere tekniku zikalter tek djemte e tij qe gjejne tek Campagnaro nje lider te jashtzakonshem.

MESFUSHA- edhe ketu, pune e shkelqyer e teknikut. Densitet shum i madh ne mesfushe dhe linja kompakte te veshtira per tu kaluar, edhe pse deri me tani Interit nuk i eshte dashur te ndaloje nje pyke si Tevez apo nje te palodhshem si Vidal. Nje test shume i veshtire per zikalterit kete pasdite.

LINJA E KUFIRIT- Cambiasso ne njeren ane dhe Pirlo nga ana tjeter e fushes. Ketu ndahen dy formacionet e hedhura ne fushe nga ana taktike e dy teknikeve. Mesfusha e Mazzarrit eshte mbi te gjitha mbrojtese me nisje nga anesoret, ndersa ajo e Conter eshte me agresive mbi linjat.

SULMI- nisjet e Alvarez, kalimet e fuqishme te Guarin dhe krosimet nga krahet per armen vdekjeprurese Palacio. Ky do te jete marka e fabrikes tek zikalterit ne fazen ofensive qe mban vendin e pare per golat e realizur nga krosimet e anesoreve ne zonen kundershtare kunder Juventusit qe ka gjithsesi me shume gola te realizuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.