Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati nje super dhurate per Conten ne merkato? “Nese kalon grupin ne Champions, Marotta do i dhuroje…”

Inter, gati nje super dhurate per Conten ne merkato? “Nese kalon grupin ne Champions, Marotta do i dhuroje…”
Inter Club Staff

Mungojne vetem gjashte dite nga ndeshja qe mund te vendose nje sezon te tere, dhe mbi te gjitha, te beje Interin qe te kaloje ne nje nivel tjeter.

Kjo sepse ndeshja ndaj Shakhtar Donetsk, qe eshte ne program te merkuren ne darke ne San Siro, nuk i jep mundesine dot Interit qe te beje nje hap fals.

Eshte nje ndeshje per brenda apo jashte, nje ndeshje pa mundesi perseritje, por mbi te gjitha, nje ndeshje qe mbase nuk do te vare e vetme shpresat e Interit.

Kjo sepse gjithcka eshte e lidhur me ate qe do te ndodhe ne Bernabeu, ku Reali do te luaje me Monchengladbach.

Nje ndeshje qe mund te vendose shume, por jo vetem ne fushe. Sepse sipas calciomercato.com, nga kjo ndeshje mund te kaloje edhe nje surprize e madhe ne merkato.

Ne rast kualifikimi te skuadres se Antonio Contes ne 1/9 e finaleve te Champions League, ne fakt klubi zikalter me ne krye Marotten eshte gati ti beje atij nje dhurate sidomos ne sulm.

Ne ate zone te fushes Interi ka pasur jo pak probleme duke qene se ka pak lojtare ne dispozicion dhe ne lartesine e duhur.

Drejtuesit po mendohen te gjejne nje alternative me cmimin e duhur per t’ja dhuruar Contes: duan nje element qe te jete i zoti te jete nje alternative goli.

Prandaj, ata po shohin me kujdes neper Europe, sepse periudha shume e keqe financiare qe ka sjelle pandemia, nuk te jep shume liri ne investime.

E keshtu, nje nga keto, mund te jete Olivier Giroud, qe eshte perdorur shume pak nga Chelsea i Lampard por qe vjen nga nje kater golesh i shenuar ndaj Sevillas.

“Ai deshiron me shume hapsira nga ato qe ka tek Chelsea, por e ka treguar menjehere qe i meriton vertete.”

“Ka shenuar kater gola ne nje ndeshje te vetme vetem diten e djeshme me nje super paraqitje ne ate Sevilla-Chelsea ne Champions League.”

“Interi po e vlereson shume blerjen e tij, sepse mund te jete nje mundesi e mire. Ai eshte ne skadence kontarte dhe mund te shtyje qe te mbyllet gjithcka qe ne muajin janar, pikerisht si me Eriksen.”

“Prandaj, nje blerje e tij kalon me se shumti nga kualifikimi i Interit: ne rast se Conte kalon grupet, atehere eshte gati dhurata per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.