Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

614 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Obi Mikel ne shenjeshter: Chelsea e vlereson 15 milione

Inter, Obi Mikel ne shenjeshter: Chelsea e vlereson 15 milione
Ardi Deda

Ausilio e ka pare disa here, konsiderohet lojtari ideal per te mbeshtetur Hernanes dhe Guarin. Walter Mazzarri ka kerkuar nje kolos perpara mbrojtjes. Eshte ajo qe nevojitet per vitin e ardhshem. Keshtu, drejtori teknik Piero Ausilio eshte vene ne levizje: ka bere sondazhe perreth europes, ka tentuar te beje levizje me ane te cilave te arrije nje goditje ne merkato (ndonjehere jane te suksesshme ndonjehere jo), ka individualizuar personalitete te ndryshme. Interi ka nje liste gati: prioritete dhe alternativa, njeri prej ektyre eshte futbollisti i Chelsea John Obi Mikel, i cili ka deshire te ndryshoje ambient. Interi eshte aty dhe do te rinise sulmin nga mesi i muajit mars.

Kerkon te ndryshoje ambient – Obi Mikel eshte 26 vjec, me Mourinhon ka luajtur shume ndeshje, por pak prej demtimit te lehte dhe pak prania e Matic, Lampard, Ramires e kane bere qe te futet me shume si zvendesues sesa si titullar ne 4-2-3-1. Piero Ausilio e njeh shume mire futbollistin, e ka pare shume here. I gjate 1,88, shume fizik, shume rezistent, force: eshte ajo qe duhet te kesh per te mbeshtetur Hernanes dhe Guarin. Mikel ka nje vleresim rreth 15 milione euro, nje kontrate deri ne 2017 por sipas burimeve angleze ka deshire te transferohet, te perjetoje nje kampionat tjeter, te ndryshoje ambient. Nje nga pengesat eshte rroga e tij e larte: me shume se 4 milione, por rruget e merkatos jane te pambarimta. Kjo nenkupton qe dhenia hua me detyrimin per ta blere ne fund eshte nje opsion, ose Mourinho mund te kerkoje ne kembim ndonje lojtar aktual zikalter. Eshte akoma heret.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.