Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,057 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, objektivi eshte Antonio Candreva: shifrat. Eshte edhe Milan prezent, Nani…

Inter, objektivi eshte Antonio Candreva: shifrat. Eshte edhe Milan prezent, Nani…
Bujar Berishaj

“Nese kemi pikasur ndonje lojtar per sezonin e ardhshem? Po, eshte nje lojtar aktual i Serie A, ofansiv dhe mjaft i rendesishem…”

Ishin keto fjalet e Piero Ausilio rreth nje muaj me pare gjate nje interviste dhe qe prej atehere e deri me sot emrat e lojtarve ofansiv qe jane lidhur kane qene te shumte. Por, ka nje prej tyre qe eshte permendur me shume, po flasim per Antonio Candreva, lojtarin e Lazios tek i cili Interi mund te investoj ne vere.

Lojtari sipas te gjitha gjasave do te largohet nga Lazio gjate veres dhe do te jete nje nga emrat me te nxehte ne merkato. Ashtu sic raporton FcInterNews.it, jane Inter dhe Milan kandidatet kryesor per blerjen e tij. Claudio Lotito, numri nje lazial, eshte nisur nga nje kerkese prej 30 milione por kjo shifer eshte e destinuar te zbritet sepse klubet milaneze nuk jane te gatshme te shpenzojne kaq shume per nje lojtar te klasit ’87.

Zikalterit nuk duan te shpenzojne me shume se 20 milione, dhe me perfshirjen e ndonje lojtari te duhur tratativa mund te jete me e lehte, edhe pse dueli me kuqezinjte mund te jete nje pengese ne kete sens. Sa i perket portugezit Nani, i lidhur me Interin ne ditet e fundit, per ai nuk paraqet nje objektiv, gje e cila nuk mund te thuhet per italianin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.