Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Paventi: Ranocchia dhe Kovacic ne veshtiresi, Zanetti dhe Milito per tu vleresuar. Icardi dhe Botta ne fushe kunder Fiorentines?

Paventi: Ranocchia dhe Kovacic ne veshtiresi, Zanetti dhe Milito per tu vleresuar. Icardi dhe Botta ne fushe kunder Fiorentines?
Ardi Deda

Analiza e situates ne shtepine Inter nga SkySport24 nga i deleguari Andrea Paventi. Fillojme me mbrojtjen: “Samuel duhej te ishte titullar, por me pas erdhen demtimet dhe iu dha nje shans Ranocchias. Por Ranocchia nuk bindi dhe ja ku vjen Rolando, deri sa kthehemi serish tek Samuel. Nese do te ishte ende Stramaccioni, do te luhej me 4 mbrojtesa me Ranocchian dhe Juan Jesus ne qender”.

Mateo Kovacic. “Kovacic, nderkohe, nuk ka dhene ate besueshmerine e nevojshme qe do ta lejonte teknikun ti jepte besim. Dhe besoj qe vete Mazzarri nuk e ka kuptuar se cili eshte roli i tij i vertete: ne fazen pa top, ai nuk ka ofruar garancite e nevojshme. U provua dhe kur mungonte Cambiasso, por me pas vendin ia mori Kuzmanovic”.

Javier Zanetti dhe Milito ne veshtiresi. Zanetti ndjehet mire dhe do te donte te kishte luajtur ndonje minute me shume dhe ka deshiren e nje 20 vjecari. Milito eshte nje nder ata te cilet jane ne skadence kontrate dhe kerkon te kuptoje sa mund ti jape Interit. Perkushtohet 100%, por ne te vertete jep shume pak”.

Icardi dhe Botta ne fushe kunder Fiorentines? “Icardi sheh porten dhe eshte i afte te udheheqe sulmin i vetem. Kur eshte futur ne loje ka bere gjithmone mire, me pas u demtua. Tani po kthehet dhe Mazzarri ka deshire ta perdore, ndoshta qe ne Firenze per ndonje minute. Botta ka shfrytezuar shume mire minutat qe i ka dhene Mazzarri dhe po ngjit shkallet, pavaresisht se po vjen nga nje demtim i rende. Edhe ai te shtunen mund te kete shansin e madh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags