Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zenga kritikon merkaton e Marottes: “Nuk po e kuptoj Interin ne merkato. Te kesh ne skuader nje lojtar si…”

Zenga kritikon merkaton e Marottes: “Nuk po e kuptoj Interin ne merkato. Te kesh ne skuader nje lojtar si…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Sky Sport, Walter Zenga ka folur keshtu per te ardhmen e Radja Nainggolan.

“Radja eshte nje lojtar thelbesor per Cagliarin dhe Cagliari pa Radjan humbet shume edhe pse ka lojtare me peshe si Marin, Nandez dhe Rog.”

“Une e kam stervitur dhe eshte nje lojtar me peshe te jashtezakonshme dhe tek Interi jam i bindur se do te bente ende mire.”

“Te kesh nje lojtar si Radja dhe te shkosh te marresh nje si Vidal, nuk me duket si dicka e menduar mire.”

“Nuk po e kuptoj Interin dhe zgjedhjet ne kete merkato sepse ata te dy jane lojtare shume te ngjashem. Por mendoj se Cagliari do e provoje prap per te.”

SHKARKIMI NGA CAGLIARI – “Kam reaguar keq, pas pandemise, u rikthyem ne fushe pas 3 muajsh, luajtem 13 ndeshje ne 40 dite dhe lideri yne Nainggolan luajti vetem 2 ndeshje 90 minuta. Mendoja se e meritoja nje konfrimim.”

TE STERVIS INTERIN NE TE ARDHMEN – “Ne jeten time nuk duhet te mungoje kurre pasioni: pa te, eshte me mire qe te terhiqem.”

“Une e dashuroj futbollin dhe kam jetuar gjithmone per futbollin. Nuk e kam perdorur kurre futbollin per te jetuar, deri sa te kem force, do te vazhdoj para dhe do te enderroj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.