Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

607 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, Inter – Emer i ri nga Franca. Pelqehet shume nga zikalterit mesfushori i Lyon!

Merkato, Inter – Emer i ri nga Franca. Pelqehet shume nga zikalterit mesfushori i Lyon!
Inter Club Staff

Pasi eshte siguruar Lautaro Martinez dhe pasi jane vene duart mbo Stefan De Vrij dhe Kwadwo Asamoah me parameter zero, Inter eshte perqendruar tek mesfusha e vitit te ardhshem

Sipas Corriere dello Sport, zikalterit po shikojne ne Itali por ne France ka nje emer te ri qe mund te beje shume mire tek mesfusha e zikalterve.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport sot:

“Praet i Sampdorias u ndoq nga afer te dielen, por ashtu po ndiqet edhe Barella i Cagliarit qe shenoi ndaj Beneventos por me penallti – lexohet ne faqet e te perditshmes italiane -.”

“Giulini e vlereson 40-50 milione euro lojtarin por kjo sepse deshiron ta mbaje edhe sezonin e ardhshem. Por nderkohe Interi deshiron qe te fuse ne kete marreveshje Pinamontin, qe kuqebluve i pelqen.”

“Per mesfushen kemi nje emer te ri nga Franca: behet fjale per Lucas Tousart qe luan tek Lyon.”

“Lojtari eshte ndjekur shume afer edhe te enjten ne ndeshjen e Europa League ndaj Cska Moska. Njezetvjecari i Arras pelqehet shume. Ai eshte nje nga diamantet e Frances U21 dhe konsiderohet si nje nga talentet me te medhenj ne France.”

Related image

Keshtu shkruan Corriere dello Sport sot per Tousart.

Por kush eshte ai?

Lucas Tousart ka lindur ne vitin 1997 dhe eshte nje produkt i listes se gjate te dale nga shkolla e Olympique Lyon. Mesfushor mbrojtes me nje fizik te madh i cili po rritet jave pas jave duke treguar personalitet, te dhena mjaft te mira ne nderhyrje por edhe ne pasime. Ai ka qene gjithmone protagonist ne te gjitha kombetaret e moshave te Frances dhe sapo ka kapur kuoten e tridhjete prezencave sezonale per sezonin e dyte radhazi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.