Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

902 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Real, tani lufta eshte totale. Pergjigja nga ana e Interit nxjer ne pah nje mesazh te forte per…

Inter-Real, tani lufta eshte totale. Pergjigja nga ana e Interit nxjer ne pah nje mesazh te forte per…
Inter Club Staff

Eshte shume antipatike (per ta thene alla-Moratti) bishti i lene nga pas nga mungesa e transferimit te Luka Modric tek Interi. 

Real Madrid ka denoncuar klubin zikalter tek FIFA per thyerje te nenit 18, paragrafi 3 te rregullores se Fifas per transferimin e lojtareve.

“Ne substance – shpejgon Gazzetta dello Sport – klubi spanjoll akuzon Interin qe ka kontaktuar Modric pa folur me pare me Real Madrid qe eshte pronarja e kartonit.

Si prove klubi i Florentino Perez ka cituar nder te tjera disa artikuj te gazetave italiane te cilat tregonin per nje marreveshje ndermjet Interit dhe lojtarit vete.”

“Ashtu si behet shpesh ne keto raste, me 14 gusht Fifa ka kerkuar nga Interi nje shpjegim brenda 48 oreve”.

Fifa keshtu ne kete menyre ka kerkuar informacione per te pare nese do te jete e nevojshme te hapet nje hetim i mirefillte apo jo.

“Me 16 gusht, juristet e klunit zikalter kane nisur ne Zurich nje leter me dy faqe ku i jane pergjigjur akuzave te Madridit – tregon e perditshmja italiane.”

“Keshtu, zikalterit kane shkruar ne kete leter shpjeguese se: nuk ka pasur asnje kontakt direkt me lojtarin, nuk eshte hapur asnjehere nje tratative ekonomike por ka qene vete lojtari qe eshte ofruar tek Interi nerpermjet agjentit te saj ne tratative e siper per Vrsaljko duke cituar edhe mundesine per tu larguar nga Reali pa asnje pagese.”

E keshtu, ne kete lloj forme, edhe zerat e dala nga shtypi spanjoll per nje interesim te Real Madrid per Mauro Icardi mund te interpretohen si nje forme hakmarrje nga Florentino Perez qe nder te tjera ka humbur edhe Superkupen e Europes nga Atletico Madrid dhe nuk ka kaluar nje nga verat me te bukura kete sezon: te mos harrojme qe i eshte larguar edhe Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.

E te gjithe kesaj historie i shtohet edhe dalja e pamenduar mire e Javier Tebas, Presidentit te La Liges qe beri nej sulm te hapur ndaj Interit mbi te gjitha por edhe Juventusit ashtu si e kemi treguar dje.

Ai ka folur per “klube qe perdorin marifete te pista” duke bere me gisht nga Inter, PSG por edhe ndaj Juves.

Pas ketyre deklaratave reagoi edhe Federata Italiane me nje komunikate te Lega Serie A dhe direkt me pas erdhi edhe komunikata e Interit qe beri me dije se do te perdore rruge ligjore ne drejtim te drejtuesit te futbollit spanjoll.

“Ndjesite e para?”

Do te perfundoje ne asgje e gjitha kjo.”

“Por Interi ka dashur te japi idene se tani eshte rikthyer ne Champions, nuk e shikon me veten te lene menjane nga te medhate e Europes por eshte rikthyer te jete perseri e madhe, si njehere e nje kohe (por jo shume kohe me pare)”, nenvizon Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.