Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

783 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Reali i Madrid e ka seriozisht per Icardin: “Perez e preferon ndaj Kane per nje motiv te qarte.”

Inter, Reali i Madrid e ka seriozisht per Icardin: “Perez e preferon ndaj Kane per nje motiv te qarte.”
Inter Club Staff

Duket se eshte me te vertete konkret interesi i Real Madrid ne drejtim te ish-kapitenit te Interit, Mauro Icardi. 

Sipas asaj qe ka shkruar sot e perditshmja spanjolle AS, me sa duket numri nje i Merengues, Florentino Perez deshiron qe te ndjeke pisten qe e dergon Realin drejt blerjes se sulmuesit te Interit.

Sipas tyre, dy jane emrat kryesore ne listen e blerjeve ne qender te sulmit per Perez, por ai ne kete liste te preferuar ka Icardin per arsyen e thjeshte se ne pamje te pare i duket me e thjeshte.

Ja cfare shkruan gazeta spanjolle qe thellohet edhe me shume ne merkaton e madrileneve:

“Suning e di shume mire qe do te jete e veshtire per te marre ne shtepi 110 milione eurot e klauzoles dhe vlereson kartonin e tij 80 milione euro.”

“Kete gje e bejne me dije perfaqesuesit e lojtarit ne rruge jo zyrtare dhe me sa duket Reali pikerisht me ata ka folur perpara se te beje nje oferte zyrtare tek Interi.”

“Florentino Perez deshiron te gjeje nje bomber per te zevendesuar Cristiano Ronaldon qe ne Madrid ka lene nje boshllek jo te vogel.”

“Nderkohe qe Kane eshte rivali i Icardit ne listen e Realit, Florentino Perez nga ana e tij preferon sulmuesin e Interit per nje arsye te thjeshte: per te eshte e mundur te negociohet qe tani me Interin dhe do i jepte mundesine Zinedine Zinedine Zidane per te filluar qe tani ne te pergatiste skemat e tij per sezonin e ardhshem. Ndersa per Harry Kane si dihet se si mund te shkoje nje tratative me Tottenham qe nese do te zhvillohet, eshte e sigurt qe do te jete shume e gjate sepse anglezet kerkojne me shume se 150 milione euro per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.