Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 28, 2021

Scroll to top

Top

363 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Roma, 05/01/97 – Djorkaeff, nje gol qe vlen teseren e anetaresimit!

Inter-Roma, 05/01/97 – Djorkaeff, nje gol qe vlen teseren e anetaresimit!
Ardis
  • On 07/12/2013, 13:57

Episodi i katert ne rubriken e re “RewInter”, qe i dedikohet ndeshjeve historike te epokes Moratti, ose ndryshe Inter-Roma me 5 janar 1997.

Nje ndeshje qe perkoi me nje nga golat me te bukura dhe te paharrueshme ne historine e zikalter. minuta 39 e pjese se pare dhe francezi Youri Raffi Djorkaeff zbulon nje gol, te thuash spektakolare eshte pak: aksion personal i Mauricio ganz qe, shkon ne limitet e fushes, gjuan ne drejtim te portes kundershtare, portieri verdhekuq sposton me kembe, Petruzzi largon topin lart qe kthehet ne nje asist per francezin, qe do te shenoje nje gol legjendar, ku do te behet ikone e teseres se anetaresimit per vitin e ardhshem.

Tesera e anetaresimit me goditjen e Djorkaeff

Nje sezon futbollistik pozitiv, Ne fund te kampionatit gjendej ne vendin e trete ne klasifikim me 59 pike, mbrapa Juventusit dhe Parmes me piket respektive 65 dhe 63 pike. Bilanc prej 15 fitore, 14 barazime dhe 5 humbje. Ne kete vit hyn ne shoqeri grupi Pirelli ndersa, ne arenen europiane, skuadra arrin ne finalen e Kupes UEFA (sot Europa League) kunder gjermaneve te Schalke 04: humbje 1-0 ne Gjermani dhe ne ndeshjen e kthimit rezultatin e pergjithshem e barazon Ivan Zamorano, ku Interi humbet nga gjuajtjet e 11 metershave.

Ne Coppa Italia, eleminimi vjen ne gjysemfinale kunder Napolit, edhe njehere nepermjet goditjeve nga pika e 11 metershit.

Episodi i 4
Serie A 1996-1997, java e 15: Milano, stadiumi “Giuseppe Meazza”.
INTER – ROMA 3-1

Interi qe zbret ne fushe kunder Romes se Carlos Bianchi mbas nje periudhe negative, ne te cilen fitorja mungonte prej 6 javesh. Mbas fitores ne transferte kunder Verones (0-1), ne fakt, skuadra e Roy Hodgson grumbullon 5 barazime dhe nje humbmje brenda ne shtepi, kunder Sampdorias te Roberto Mancinit me rezultatin 3-4.

Nga ana e tyre, verdhekuqte, mbas fitores ne Olimpico me rezultatin 3-0 kunder Milanit, do te grumbullonin vetem nje fitore, kundrejt 4 barazimeve dhe 4 humbjeve, duke e mbyllur sezonin ne vendin e 125, mbrapa Milanit dhe perpara Napolit.

I rikthehemi ndeshjes, Interi zbret ne fushe me tridentin sulmues qe perbehej nga numri 6 francez Djorkaeff trekuartist, mbrapa kilienit Ivan Zamorano dhe Maurizio Ganz, ndersa roma pergjigjet me dyshen sulmuese Marco Delvecchia-Francesco Totti.

Interi ne avantazh fale numrit 23 zikalter qe, me goditje te lehte, e con topin mbrapa portierit verdhekuq, mbas nje pasimi te bukur nga argjentinasi Javier Zanetti, me shume mundesi me i miri ne fushe ne ate rast.
Mbas nje goli te anulluar per shkak te pozicionit jashte loje te Tottit, jane serish padronet e shtepise qe shfaqen rrezikshem, me goditje me koke te Bam Bam Zamorano qe godet traversen, ndersa nga ana tjeter, shikon Delvecchion qe gabon balle per balle me Pagliucen.

Ja dhe erdhi minuta e 39: Youri Djorkaeff hyn ne historine e Interit me roveshatene tij spektakolare. Ndeshja ne rezultatin 2-0. Ne fillim te pjeses se dyte Roma, shenon pikerisht me Delvecchion qe kesaj here nuk gabon kunder mbrojtesit ekstrem zikalter, por mbas 20 minutash, Interi vendos gjerat ne vendin e duhur: nje goditje e papare nga jashte zones te Salvatore Fresi, qe shenon golin e tij te pare ne Serie A me nje “perle” te vertete.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: 1 Pagliuca 4 Zanetti 19 Paganin 5 Galante 20 Angloma 7 Fresi 21 Sforza 14 Winter (32′ st 18 Berti) 6 Djorkaeff 9 Zamorano 23 Ganz (32′ st 2 Bergomi)
PANKINA: 12 Mazzantini 3 Pistone 13 Festa 30 Di Napoli
TRAJNER: Roy Hodgson

ROMA: 12 Sterchele 6 Aldair 13 Petruzzi 3 Lanna 7 Moriero 8 Statuto (1′ st 9 Balbo) 5 Thern 18 Tommasi 11 Carboni 24 Delvecchio 17 Totti (31′ 10 Fonseca)
PANKINA: 26 Berti 2 Trotta 4 Annoni 28 Romondini 21 Bernardini
TRAJNER: Carlos Bianchi

ARBITER: Graziano Cesari di Genova

GOLESHENUESIT: Ganz (11′) Djorkaeff (39′) Fresi (24′ st) Delvecchio (R 3′ st)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.