Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

282 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica jep alarmin: “Serie A, nga Ibra tek Callejon: 150 lojtare rrezikojne te mos luajne dot me ne kete kampionat.”

Repubblica jep alarmin: “Serie A, nga Ibra tek Callejon: 150 lojtare rrezikojne te mos luajne dot me ne kete kampionat.”
Inter Club Staff

53 lojtare jane ne skadence kontarte dhe 90 te tjere jane ne huazim: kontrata ketyre te gjitheve u mbaron ne daten 30 qershor. 

Keshtu, 150 futbolliste ne Serie A nuk e dine ende nese do mund te luajne kur te rifilloje Serie A apo jo, sepse dicka e sigurt ne kete mes eshte se nese rifillon kampionati, gjithcka do te luhet edhe pas 30 qershorit.

E perditshmja italiane La Repubblica ka analizuar situaten ne kete moment ne kampionatin e Serie A.

FIFA nuk mund te preke dot marreveshje private dhe kete gje nuk e ben dot as UEFA: ato mund te ndalojne vetem transferime dhe te vendosin udhezime, por nuk detyron dot lojtaret te luajne per klubet edhe pertej kontrates se tyre.

“Rreziku eshte real, sepse nuk mund te preken marreveshje private. Ne kete moment ka nje kaos nga ana ligjore ne kete drejtim.”

“Per shembull, nese permendim disa emra, Milani mund te humbase Ibrahimovic, Parma Kulusevskin (qe me Juven nuk mund te luaje dot kete sezon) ndersa Napoli dhe Roma rrezikojne te humbasin Callejon, Mkhitaryan dhe Smalling.”

“Jane keshtu rretj 150 lojtare ne Serie A qe ne rast te mungeses se nje marreveshje apo zgjatjes se kontrates mund te mos luajne dot me kete sezon.”

“Ky nuk eshte aspak nje problem i vogel sepse te shkelen keto marreveshje i bie te shkelesh nje institucion te tere sic eshte kontrata private.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.