Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,360 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Lavezzi me ka derguar nje SMS. Blerjet varen nga objektivat.”

Mazzarri: “Lavezzi me ka derguar nje SMS. Blerjet varen nga objektivat.”
Xhorxh Gellci

Pasi eshte arkivuar ndeshja e Tim Cup me Trapanin, per Interin eshte perseri momenti te rihidhet ne klimen e kampionatit. Duhet te harrohet barazimi brenda fushe me Sampdorian dhe ne San Siro vjen Parma. Ne konferencen per shtyp para ndeshjes, Walter Mazzarri prezanton sfiden kunder verdhebluve, fjalet e te cilit inter.al ua sjell te plota ne shqip:

Cfare veshtiresi fshihen mbrapa Inter-Parma?
“Ka shume veshtiresi, sepse ata jane nje skuader e shkelqyer qe ka marre shume rezultate te mira. Kane nje organike te forte qe luan mire futboll. Eshte nje ndeshje qe duhet te perballemi ne menyren me te mire, perndryshe rrezikojme te mos bejme figure te mire.”

Sa je i inatosur akoma per mundesi te shpenzuara me skuadra me te lehta?
“Nuk ka ndeshje te thjeshta, por me vjen keq qe kemi grumbulluar me pak sesa paraqitjet qe kemi. Ka disa shpjegime, si pjekuria qe na mungon disi per te ruajtur rezultatin. Por ben pjese ne procesin e rritjes qe po ndjekim. Skuadra eshte nisur ne nje menyre te caktuar, duke treguar nje futboll dhe organizim te mire. Po bejme gjera shume te mira ne fazen realizuese, tani duhet te punojme ne gjerat e tjera qe jemi me mbrapa.”

Rolando do te jete i preferuar ne garen me Ranocchian?
“Duhet te bej akoma vleresime. Por jam i kenaquer sepse kisha vetem 3 garanci dhe tani kam edhe te tjera si Rolando, qe ka ardhur ne maje te kembeve dhe tani po vendos trajnerin ne veshtiresi. Eshte nje titullar me shume. Do te vendos ne fushe skuadren qe me jep me shume garanci, vlen per mbrojtesit dhe te gjithe repartet e tjere.”

Si je ndare me Lavezzin? Ke folur me te? Ai ka thene qe do ju vinte te gjitheve ne ndihme…
“Lavezzi me ka derguar kohe me pare nje mesazh, kemi folur sepse kemi nje raport te mire. Historine ne Napoli e dini, eshte shitur ne nje nga klubet me te rendesishme te Europes fale tre viteve te punes aty. Eshte nje lojtar i madh, nje njeri i shkelqyer.”

Ka emergjence ne sulm?
“Nuk flas per merkato, pavaresisht. Megjithate, nje skuader qe nuk luan ne Europe ka nevoje per 4 sulmues. Tani kemi ne dispozicion Palacio dhe Belfodil, por edhe Alvarez dhe Guarin tani jane lojtare sulmues. Skuadra eshte e ndertuar me lojtare sulmues, me shume lojtare sulmues. Na mungojne dy, mund ta dinim qe me pare. Mund te parashikonim Militon, por ketu nuk kane te bejne zgjedhjet qe kemi bere. Sepse jane te bera.”

Si eshte Nagatomo?
“Suhet te provoje. Ai nuk ka qene asnjehere ne grup dhe jemi nje dite para ndeshjes… Do te bejme gjithcka pas testit te sotem per ta grumbulluar, sepse per mua eshte shume i rendesishem. Pastaj do shohim nese do te jete ne gjendje te luaje.”

Campagnaro nese merr karton te verdhe mungon ndeshjet e tjera: do te luaje apo jo nese, duke patur parasysh ndeshjen me Napolin?
“Kur Campagnaro ka filluar vitin, po bente shume mire dhe rruga e te gjitheve ishte e duhura. Pastaj ka dale per demtim, ka hyre dikush tjeter dhe ka patur nje moment te veshtire. Kishim humbur disa siguri sepse ai qe u fut luante me pak. Pastaj kemi rifituar siguri, me lojtare te ndryshem ne fushe. Por nuk bej llogaritje, nese neser Campagnaro mund te luaje, nese permireson rendimentin, ka per te luajtur. Nese do te mungoje me Napolin do te luaje kush ka bere mire me Udinesen dhe Veronen.”

Ke bere te kuptoje shoqerine qe nje sulmues sherben sepse mungojne garanci?
“Sigurisht une kam disa defekte, por jam koherent. Sukesin e karrieres time e thone lojtaret, dhe gjithashtu me gazetaret jam i sinqerte. Te mbarojme kete faze, kemi tre ndeshje te nje niveli te larte. Pastaj do te bejme konkluzionet. Kemi bere shume gjera nga kjo vere deri tani, duke bere zgjedhje te ndryshme. Nderkohe ishte nje skuader e gjithe per t’u vleresuar. Eshte nje ekuacion mes objektivave te menjehereshem te shoqerise dhe te ardhmes. Mundemi edhe te qendrojme keshtu per kete vit, por varet cfare kerkon shoqeria ne fund te vitit. Mund te vleresojme edhe Bonazzolin qe ka shume kualitet dhe eshte 16 vjec. Por varet nga objektivat qe kemi ne fund te vitit. Nuk dua te hyj ne merkato por jane diskutime qe behen me kete qellim.”

Cfare pret nga Interi neser?
“Dua te fitojme duke luajtur mire, duke u rritur per te ardhmen. Nese do te shkonte mire dhe kalojme ne avantazh, neser dua te shoh nje menaxhim me te mire te ndeshjes. Sepse ne futboll ose mbron duke menduar vetem per te ose ndersa mbron mundohesh te mbyllesh ndeshjen.”

Kjo Inter, qe ju keni thene mund te mos ndryshoje, mund te arrije vendin e trete?
“Ka skuadra me shume prestigj si Interi ne te cilat krijohet nje vit zero per t’u rinisur. Nuk eshte e thene qe, meqe quhesh Inter, duhet te besh patjeter dicka. Tre vite me pare ky klub ka fituar gjithcka, eshte e veshtire te perseritet. Por ka nje linje ndryshe, po rifreskojme skuadren me te rinj, po krijojme organizim. Nese behet ne nje vit, ne ate rast, mund edhe te mos arrihen objektivat. Por mendoj se mund t’i fitojme te gjitha ndeshjet me kete skuader, sepse eshte mentaliteti i drejte qe po krijojme. Nje shembull i qarte eshte Taider, qe vjen nga Bologna. Eshte dicka ndryshe nga nje lojtar qe vjen nga Real Madrid, per shembull.”

Si e gjykon shkembimin Cassano-Belfodil?
“Une nuk kam larguar asnje. Te gjithe ata qe donin te qendronin ketu do te impenjoheshin ne baze te kerkesave te skuadres dhe do te vleresoheshin te gjithe.”

Pas ndeshjes me Sampdorian, u ke thirrur edhe Campagnaro-s dhe Mudingayi-t, qe jane me eksperte?
“Mund te gaboje kushdo, nga Zanetti tek Kovacic, duke kaluar nga Cambiasso, Mudingayi, Campagnaro dhe gjithe te tjeret. Diskutimi i te riut dhe te vjetrit, dhe menyres te lojes, ne disa raste varet nga mentaliteti. Sampdoria kishte ardhur ketu per te luajtur balle per balle. E di qe nese barazon, je Interi, duhet te kritikohesh. Te kesh te rinj me vlera teknike te rendesishme nuk mjafton. Duhet te krijosh nje personalitet te tille qe di te perballoje ndeshjet me mentalitetin e nje klubi te madh. Eshte nje problem kohesh dhe vlerash.”

Interit i sherben me shume nje sulmues i pare apo nje i dyte?
“Duhet te kuptojme kur do te hyjne Milito dhe Icardi, qe jane dy sulmues te pare. Nuk flas per merkato pikerisht sepse ka tre ndeshje te rendesishme qe do me ndihmojne te vleresoj skuadren. Nuk harrojme nga ku jemi nisur. Icardi nuk eshte stervitur per nje muaj ne menyre te plote ne fushe, per Militon flet historia. Nese jane dy sulmues te tille, kush mungon? Jam pergjigjur njehere… Nuk flas per merkato, do te dime me shume ne janar.”

Si e vlereson momentin e Alvarez?
“Jam i kenaqur, e di qe Ricky mund te luaje mire si mbrapa sulmuesit edhe ne mesfushe. Per mua, pershembull, ka bere dicka te jashtezakonshme ne aksionin e golit me Sampdorian, ka qene me i rendesishem se Guarin qe ka shenuar. E vendos ne baze te karakteristikave te kundershtarit, edhe te lojtareve te mi. E di mire se cfare mund te beje.”

Do e pershendetesh Cassanon?
“Une nuk kam asnje problem, pyesni ate nese ka.”

Ke folur me Thohir gjate javes?
“Ishte i kenaqur per Tim Cup, sepse kane luajtur shume te rinj, e kishte ndjekur ndeshjen ne Internet.”

Cassano mund ta vendose ne veshtiresi Interin neser?
“Cassano ka luajtur kunder meje shume here. Kur eshte mire si tani eshte nje lojtar klasi dhe duhet te jemi te kujdesshem, sepse e dime sa i zoti dhe kreativ eshte. Duhet te jemi te kujdesshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.