Inter, sa do te fitoje Pinamonti ne vit tek Interi? “Ja super kontrata qe i ka siguruar Raiola: shifra prej…”
Klubi zikalter diten e djeshme ka komunikuar ne menyre zyrtare se ka blere paraqitjet sportive te Andrea Pinamontit.
Ai eshte blere nga skuadra e Genoas dhe eshte rikthyer keshtu ne klubin qe ka debutuar ne futbollin e madh ne Itali.
Ishte nje blerje e pritshme kjo, duke qene se nje marreveshje per kete ka pasur qe nje sezon me pare, kur Genoa e bleu ate nga zikalterit.
Per kete arsye eshte perfolur shume edhe per shifrat e transferimit te Punamontit, qe do te fitonte shume para nese do te rikthehej tek Interi.
Sipas Sky Sport, marreveshja e re e Interit me lojtarin ka bere qe ky i fundit te kete nje rroge prej 2 milione euro. Keto jane shifra prej lojtari te konfirmuar.
Po kohezgjatja e kontrates se tij? Raiola ja ka dale qe ta beje Interin ti ofroje atij nje kontrate 4 vjecare.
Keshtu, per Pinamontin, qe deri me tani ne Serie A ka luajtur me Frosinonen dhe Genoan, eshte kontrata e pare e rendesishme duke qene se ne kater sezone do te marre 8 milione euro ende pa u konfirmuar.
Gjithcka me lart eshte arritur fale aftesive shume te mira negociuese te menaxherit te njohur dhe kontravers, Mino Raiola.