Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

256 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sot eshte dita e madhe e festes: “Klubi ka menduar nje super dhurat per tifozet: do i dergoje nje…”

Inter, sot eshte dita e madhe e festes: “Klubi ka menduar nje super dhurat per tifozet: do i dergoje nje…”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes se sotme qe do te jete ajo numer 3 mije per Interin ne Serie A (eshte e vetmja skuader ne historine e Italise qe kap kete shifer), Inter do te ngrene ne qiell trofeun e Skudetos.

Zikalterit do te festojne keshtu titullin numer 19 qe vjen pas nje sezoni totalisht dominues nga djemte e Contes.

Nga Giuseppe Meazza, Lu-La pritet qe te drejtoje sulmin e Interit edhe sot si per te treguar se ligjin e bejne ata.

Nderkohe, nje trofe ne dhomen e trofeve per Interin mungonte prej 10 vitesh: ka qene 2011 kur Interi fitoi Kupen e Italise.

Ne stadium nderkohe do te kete njemije spektatore, ku shumica do te jene familjare te lojtareve dhe stafit, disa sponsora dhe disa te ftuar te klubit (nga Bonolis, Cecchetto, Beccalossi e deri tek Ferri, Toldo, Berti dhe Beppe Baresi.

(Video e xhiruar pak minuta me pare ne Meazza, festa ka filluar qe tani)

Gjithesesi, jashte San Siros pritet te kete 4500 tifoze, qe do te festojne. Ne leter kaq duhet te jene, por mbase ne te vertete, mund te jene shume me shume se kaq.

Nderkohe, Interi ka vendosur ti beje nje dhurate unike te gjithe tifozeve te saj qe kane qene abonente ne San Siro ne vitin e fundit kur u lejuan tifozet.

Te gjithe keta te abonuar zikalter do te marrin nje flamur dhurate me poste, nje kujtim shume i bukur ky per Skudeton numer 19 te fituar.

Nderkohe, kulmi do te jete kur ne Kullen numer 4 ne San Siro, tifozet do te shperthejne ne gezim sepse Handanovic me shoke do te dalin per te festuar me ta dhe do te ngrene trofeun perpara tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.