Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

499 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, sot nje komunikate zyrtare e rendesishme? “Ja cfare pritet te ndodhe: Zhang do i propozoje Contes qe…”

Inter, sot nje komunikate zyrtare e rendesishme? “Ja cfare pritet te ndodhe: Zhang do i propozoje Contes qe…”
Inter Club Staff

Ashtu si ju kemi treguar, kete paradite po ndodh ne Milano nje mbledhje e jashtezakonshme e Bordit Drejtues (Keshillit te Administrimit) te Interit.

Tema e dites do te jete mbi te gjitha nje vendim mbi rrogat, edhe pse nuk eshte per tu perjashtuar, qe klubi zikalter, ne drejtimin e Steven Zhang (qe do te jete i lidhur me videoconference), mund te preke edhe temen e shitjes se Interit.

Per kete ka shkruar sot Corriere dello Sport, e cila ka thene nder te tjera, se Interi mund te dale edhe me nje komunikate zyrtare me vone.

“Per sot eshte parashikuar nje mbledhje e jashtezakonshme qe nuk ka qene ne program e Keshillit te Administrimit te Interit (CDA).”

“Kjo mbledhej do te kete si objekt planifikimin financiar per muajt e ardhshem. Shume klube jane ne veshtiresi te medha financiare duke pare mungese ne likujditetit, dhe ne mesin e ketyre eshte dhe Interi.”

“Nderkohe, urgjenca ka te beje me faktin se Interi duhet te paguaje rrogat sa me spejt. Pasi ka marre dakordesine e shtyrjes se rrogave te korrikut dhe gushtit, me sa duket Contes, lojtareve dhe stafit teknik do i propozohet qe te behet e njejta gje edhe me nentorin dhe dhjetorin.”

“Interi ka nje plan te ri per te paguar keto rroga, duke i shperndare ne disa muaj gjate sezonit, per te mos renduar bilancin.”

“Nuk perjashtohet aspak mundesia qe Interi te dale me nje komunikate zyrtare ne fund te dites dhe te shpjegoje gjithcka. Ne cdo menyre, Steven Zhang do te jete i lidhur me videokonference.”

Mendohet se ai kete propozim per rrogat ja ka bere fillimisht Contes dhe pastaj skuadres, te cilet nuk pritet te kundershtojne por te kuptojne situaten ekonomike boterore nga e cila eshte prekur edhe skuadra zikakter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.