Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Tonali, cfare oferte per Brescian: “CASH, bonus dhe nje lojtar qe kushton 20 milione euro: ja detajet”

Inter-Tonali, cfare oferte per Brescian: “CASH, bonus dhe nje lojtar qe kushton 20 milione euro: ja detajet”
Inter Club Staff

Me shitjen e Mauro Icardit tek Paris Saint Germain qe mbetet vetem per tu zyrtarizuar tashme, Interi po mendon per merkaton hyrese.

Zikalterit kane marre keshtu nje pozicion avantazhues ne garen per Sandro Tonali ne krahasim me klubin e Juventusit.

Nje avantazh ky qe Interi nuk ka ndermend aspak ta humbe apo ta coje dem dhe ka vendosur te hidhet menjehere ne sulm.

Sigurisht, duhen kenaqur kerkesat e larta e Brescias dhe me kerkesen e tyre prej 50 milione eurosh asgje nuk do te jete e thjeshte.

Shifra qe eshte treguar nga Cellino per momentin duket e larget per te gjithe. Ja pse Interi per te arritur tek Sandro, ka propozuar dy hipoteza per kete tratative.

Nje nga me te mundshmet, eshte ajo ku zikalterit do te ofrojne ne kembim kartonin e Andrea Pinamonti.

Ai do te kthehet tek Interi per nje shifer qe kap rreth 20 milione euro dhe kjo eshte vlera e tij sot ne treg.

Gjithesesi, Gazetta dello Sport ilustron gjithcka rreth kesaj tratative ne numrin e saj te perditshem sot.

HIPOTEZA E PARE – “E para, eshte ajo qe te paguhet CASH dhe bonuse por edhe huazimi i Sebastiano Esposito tek Brescia.”

“Kjo hipoteze nuk e ka lene indiferent Cellinon edhe pse eshte e veshtire qe Esposito te pranoje Serie B ne kete moment, ashtu si edhe Cellino nuk eshte entuziast asnjehere per te futur ne marreveshje lojtare ne huazim.”

HIPOTEZA E DYTE – “… Mbase me nje pakete qe do te perbehej nga nje shume e majme CASH, plus kartonin e Andra Pinamonti dhe disa bonuse, do te ishte oferta e duhur per Brescian.”

“Nje operacion qe do te ishte pak a shume rreth 40 milione euro ne total si vlere teknike dhe jo vetem.”

“Por Pinamonti do te ishte nje lojtar qe Brescia do te donte ta kishte ne skuadren e saj dhe pikerisht ai mund te jete celesi.”

“Pastaj do te kete bonuse te ndryshme qe ne pak vjet, vlera e transferimit te Sandro Tonali do te kalonte nga 40 milione euro ne rreht 50 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.