Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Torino, Inzaghi vendos gjithcka dhe merr edhe vendimin e dhimbshem: “Nga minuta e pare edhe…”

INTER-Torino, Inzaghi vendos gjithcka dhe merr edhe vendimin e dhimbshem: “Nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Te mundet Torino per te dale nga nje rreth vicioz ne te cilin Inter ka ngecur ne periudhen e fundit me disa humbje ne nje kohe te shkurter.

Humbja ndaj Milan dhe Bayern ka kujtuar shume fantazma ne Appiano Gentile qe nuk shiheshin prej shume vitesh.

Gjithesesi, ky eshte momenti i duhur per te treguar skuadra vleren e saj, duke u kthyer e duke reaguar si nje skuader e madhe.

Nuk ka normalisht hapsire per hapa te tjere fals, dhe nuk duhet bere gabimi aspak per te rene ne te njejtat gabime si ne te kaluaren.

TE REJAT E FUNDIT E INTERIT – Inzaghi, pas humbjes 0-2 ndaj Bayern, kishte bere me dije se nga minuta e pare do te kthehet Handanovic, De Vrij dhe Barella.

Normalisht, bie ne sy se pas nje super ndeshje te Onana, ne porte rikthehet Handanovic. Dicka e pashpjegueshme ne kete moment.

Ne mbrojtje nderkohe, Bastoni eshte ne dyshim: nese sdo luaje ai, Dimarco do te luaje prapa dhe Gosens ne krah. Por nese luan Bastoni, atehere Dimarco ne krah.

Nderkohe, nje perjashtim i dhimbshem ne mesfushe: Mikhytarian rikthehet ne pankine pas nje ndeshje te mire dhe doe luaje Calhanoglu, Barella dhe Brozovic.

Ne te djathe, i preferuari per te luajtur sot eshte Darmian qe eshte ne avantazh ndaj Dumfries. Me Lukakun jashte, Dzeko dhe Lautaro nga minuta e pare.

TE REJAT E FUNDIT NGA TORINO – Probleme shendeti per Juric, qe do i lere vendin Paros. Dy dyshime nderkohe per tranjerin kroat: Singo dhe Schuurs nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire.

Keshtu, Aina ne avantazh ndaj Lazaros dhe Buongiorno jane gati. Ne mesfushe rikthehet Linetty me Lukic, ndersa ne sulm balotazh ndermjet Sanabria dhe Pellegri. Ricci dhe Miranchuk jashte.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro.

Ne pankine: Onana, Cordaz, Acerbi, D’Ambrosio, Dumfries, Bellanova, Gosens, Asllani, Gagliardini, Mkhitaryan, Correa, Carboni.

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Lukaku.

Preview Inter-Torino - Riecco Handa, De Vrij e Barella. Dezko confermato

TORINO (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Djidji, Buongiorno, Rodriguez; Ola Aina, Lukic, Linetty, Vojvoda; Vlasic, Radonjic; Sanabria.

Ne pankine: Berisha, Gemello, Zima, Schuurs, Bayeye, Singo, Lazaro, Ilkhan, Adopo, Seck, Pellegri.

Tranjer: Juric.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Ricci, Miranchuk.

ARBITRO: Ayroldi.

Assistenti: Cecconi e Bercigli.

Quarto uomo: Doveri.

Var: Di Bello (Bindoni).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.