Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian zbulon skandalin: “Ja menyra si Agnelli me fundosi sepse nuk flisja mire per Juven.”

Gazetari i njohur italian zbulon skandalin: “Ja menyra si Agnelli me fundosi sepse nuk flisja mire per Juven.”
Inter Club Staff

Pas 35 vitesh, historia e Maurizio Pistocchi ne Mediaset do te mbyllet ne daten 30 qershor 2021.

Gazetari keto vite eshte bere nje nga personat me te rendesishem te informacionit te lire dhe te pa ndikuar, por pikerisht mendimet e tij te drejta dhe pa filtra duket se e kane demtuar rende ate.

Ne keto vite shpesh here Juventusi dhe Agnelli jane munduar ne te gjitha menyrat per ta fundosur dhe per ta zhdukur nga studiot televizive.

Vete Maurizio Pistocchi ka dhene nje interviste per Corriere della Sera ku ka zbuluar gjithcka cfare ka ndodhur,

PO LARGOHET SEPSE NUK I PELQEN “DIKUJT” – Askush nuk e ka mohuar kurre kete pretendim. Kjo sepse eshte e vertete. Ishte ne menyre te dukshme e vertete.”

“Mua Juventusi me ka perndjekur sepse gjithmone kam qene i drejteperdrejte per padrejtesite qe ata kane bere.”

“Me habit fakti qe nje gazetar te quhet kaq i rrezikshem sa duhet te zhduket nga televizionet dhe nga mediat.”

FATET – “Ne 2013, Brachino me tha mua dhe Paolo Zilianit se Andrea Agnelli i kishte kerkuar qe ti zhdukte nga programet televizive.”

“Na u duk nje budallallik, por nje vit me pas, nje email nga sekretaria ne daten 13 gusht mu komunikua se une nuk do te merrja me pjese ne programet per Champions League.”

“Nuk eshte nje mister qe Albanese, kapo i komunikimit te Juventusit, shpesh here ka bere presione per shume televizione per te larguar gazetare qe Juventusi i konsideron “si te rrezikshem” per opinionin publik.”

JUVENTUSI – “Eshte nje nga anomalite e medha te futbollit itlaian. Kjo anomali qendron te fakti se Juventusi eshte nje nga skuadrat me te rendesishme te kampionatit tone por eshte edhe pronare e nje kompanie qe investon mbi 100 milione euro ne radio, televizione dhe gazetar.”

“Me nje gje te tille ti kontrollon cdo ze qe del ne televizion.”

SKY – “Sky Calcio Club flet vetem per skuadrat e medha dhe ne vecanti Juventusin? Nuk eshte dicka e re.”

AGNELLI – “Mendoj se e ka bere Juventusin dhe emrin e familjes te duket shume keq. E ka kthyer mbiemrin e tij ne nje mbiemer te papranueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.