Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

315 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ivan Perisic nuk pranon te zbuloje asgje: “Nuk me pelqen te flas fare per te ardhmen. Dua te shoh njehere cfare…”

Ivan Perisic nuk pranon te zbuloje asgje: “Nuk me pelqen te flas fare per te ardhmen. Dua te shoh njehere cfare…”
Inter Club Staff

Èshte Ivan Perisic lojtari i zgjedhur nga Interi per te folur perpara ndeshjes delikate ndaj Real Madrid qe vlen vendin e pare ne grupin e Champions League.

Lojtari kroat ka qene perkrah tranjerit Inzaghi ne konferencen perpara ndeshjes.

Nese bejme nje paralele me Interin e sezonit te kaluar me kete, cfare mendon? Ti qe ke qene protagonist te te dyja, cfare na thua?

“Sipas meje nuk ka shume diferenca. Luajme me te njejtin sistem dhe e njohim njeri tjetrin prej shume vitesh.”

“Kemi merituar qe te kalojme grupin dhe jemi ketu sot. Nderkohe, vitin e kaluar nuk e kemi kaluar per shume pak.”

Ke fituar shume me Bayern dhe sezonin e shkuar me Interin. Tani je ne skadence kontrate me Interin. Eshte e mundur te qendrosh tek Interi apo ke vendosur ta mbyllesh kete eksperience?

“Dy sezonet e fundit kane qene teper te bukura per mua por jane e kaluara. Kam uri si gjithe skuadra per te fituar akoma.”

“Nuk me pelqen te flas fare per te ardhmen. Jam i perqendruar te kjo periudhe dhe dua te jap gjithcka ne fushe.”

Ku je permiresuar kaq shume? Ka dicka qe te ka shtyre ne kete permiresim?

“Vitin e shkuar kam ndryshuar pozicion. Ka qene e veshtire sepse eshte nje rol i veshtire ne krahasim me ate me pare.”

“Te shohim pas disa muajsh nese do te jete sezoni me i mire sepse nese nuk fitojme nuk do te jete aspak keshtu.”

“Shpresoj te kenaqemi si vjet. Ne Europian kam pasur Covid dhe disa dite pushim me kane bere mire me duket.”

Ne javet e kaluara eshte shkruar se ishe me i tunduar per tu larguar por duket sikur i le te gjitha portat e hapura… edhe per te qendruar ne Milano.

“Ashtu si e thashe nuk me pelqen te flas per te ardhmen. Jam i perqendruar te ndeshja e neserme, duam ta mbyllim mire. Kemi kohe, do te flasi pas disa javesh per ate qe mund te ndodhe.”

A flitet ne dhomat e zhveshjes se si ndalet nje lojtar i Vinicius?

“Me siguri ne flasim per te gjithe sepse per shembull ai eshte ne forme tani. Une kam pare pothuajse te gjitha ndeshjet e Realit dhe jane ne forme. Jane te forte. Duhet te bejme futbollin tone me te mire per ti mundur.”

Sipas teje ne futbollin kroat ka nje para Modric dhe pas Modric?

“Luka eshte nje djale top dhe pastaj nje lojtare top. Eshte kapiteni im, kam shume respekt per te.”

“Ai na ndihmon gjithmone. Do te jete e veshtire per ata qe do te vine pas tij por ne Kroaci ka shume talente si Brozovic dhe Kovacic.”

“Shpresojme te mos luaje neser sepse do te ishte edhe me e thjeshte per neve. Eshte nje lojtar fantastik.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.