Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,507 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jovetic ose Lamela, Inter zgjedh sulmuesin e tij. Bezdisje nga ana e Juventusit, por Ausilio eshte duke punuar prej kohesh. Pritet vetem…

Jovetic ose Lamela, Inter zgjedh sulmuesin e tij. Bezdisje nga ana e Juventusit, por Ausilio eshte duke punuar prej kohesh. Pritet vetem…
Ardi Deda

Me Vidic dhe (shpresohet) Rolando per te sistemuar mbrojtjen, Dodò per ti dhene energji repartit te krahut, M’Vila dhe me shume mundesi Medel per te kompletuar mesfushen, Piero Ausilios tani i mbetet vetem te individualizoje sulmuesin funksional per projektin teknik te Mazzarrit.

Sic eshte perseritur shpesh, me shume se nje qendersulmues po kerkohet nje lojtar i afte te luaj si me Palacio dhe me Icardin. Dhe, perse jo, gjithashtu me te dy njeheresh. Kuptohet qe identikiti qe rezulton eshte nje sulmues i dyte i pershtatshem. Ja perse emrat e Stevan Jovetic dhe Erik Lamela jane ne krye te listes se drejtorit sportiv zikalter.

“Zikaltrit po fillojne te mendojne per nej ofensive ne drejtim te sulmuesit te dyte – konfirmon Gazzetta dello Sport -. I pari i listes eshte 24 vjecari malazez Stevan Jovetic, per te cilin nderkohe eshte kthyer fort edhe Juventus. Por ne oret e fundit eshte kthyer ne mendimet e zikalterve edhe Erik Lamela, argjentinasi i Tottenham i cili dukej te kishte dal nga radaret kjo edhe per shkak te teknikut Pochettino. Thohir thoshte: “Mazzarri deshiron Lamelan”. Vetem se Juve ka bere nje sondazh: aty kemi ravolucion-merkato me Allegri, ndersa Inter me agjentin e argjentinasit ka folur prej kohesh duke e mbajtur te gjalle interesimin. Lamela deshiron te kthehet ne Itali: duhet vetem te bej nje hap domethenes”.

Eshte krijuar bindja se sulmi do te nise per njerin prej te dyve pasi te jene bere nje (ose dy) shitje te ‘renda’. Inter e ka percaktuar tashme planin e merkatos. Nuk mbetet vecse te presim te kuptojme se cili do te jete i perzgjedhuri per te formuar me Icardin dhe Palacio nje sulm ne gjendje per te garuar ne Europe dhe per te zvogeluar diferencat me skuadrat e tjera ne Itali.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.