Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

364 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Karamoh: “Kam bere me te miren kur kam pasur rastin. Viti tjeter i rendesishem sepse…”

Karamoh: “Kam bere me te miren kur kam pasur rastin. Viti tjeter i rendesishem sepse…”
Bujar Berishaj

Yann Karamoh erdhi veren e kaluar te Interi nga Caen si nje talent qe premtonte shume. Nuk ka pasur shume minuta por kur i eshte dhene mundesia ka treguar se nga cfare brumi eshte i bere.

I intervistuar nga sajti i Federates Franceze te Futbollit,  Karamoh ka zbuluar se si kalimi i tij te Interi e ka ndryshuar ne planin atletik por jo vetem:

“Nuk jam ai qe kam qene te Caen, kam ndryshuar. Si ne fushe ashtu edhe jashte. Kam nje pikepamje tjeter per futbollin dhe jo vetem, jam me i disiplinuar ashtu sic jane lojtaret tjere”.

Karamoh pastaj vazhdon: “Eshte dicka pozitive per lojen time. U largova nga Franca sepse doja te zbuloja gjera tjera. Para se te merrja kete vendim kam folur shume me trajnerin tim edhe pse isha plotesisht i vetdijshem per zgjidhjen time”.

Rreth eksperiences se tij te Interi ai ka shtuar: “Ka shume lojtare te rendesishem qe jane te njohur ne te gjithe boten. Keshtu per mua eshte akoma me e veshtire, mendoj se francezet nuk jane te vetdijshem per punen taktike dhe teknike qe behet ne Itali”.

“Kur kam pasur mundesine kam bere me te miren time megjithate”, ka thene Karamoh qe pastaj ka vazhduar:

“Vitin tjeter do te jete edhe Champions League dhe Kupa e Italise, do te jete vit i rendesishem per mua, shpresoj te bej dicka edhe me U-21, ndoshta te luaj ne Europian. Mezi po pres qe te filloj sezonin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.