Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 15, 2017

Scroll to top

Top

3,771 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Karamoh thesar zikalter: tifozet cmenden pas tij, Spalleti shume i impresionuar…

Karamoh thesar zikalter: tifozet cmenden pas tij, Spalleti shume i impresionuar…
Inter Club Staff

Te dielen pas Inter-Genoa kishte vetem dy persona me te lumtur se Yann Karamoh, babai Guillaume dhe mamaja Chantal.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, dy prinderit e tij vijne shpesh ne Milano, sidomos mamaja qe ne fillim ka vuajtur shume per largesine e te birit, i cili po jeton vetem ne nje qytet te ri ku nuk flitet as gjuha e tij. Problemi i gjuhes ne skuader eshte rregulluar me Dalbert dhe nje nga anetaret e stafit te Spalletit qe flet frengjisht, por shume shpejt Dalbert do te kete nje profesor italishteje personal. Leksionet do te nisin ne momentin qe do te jetoje ne shtepine e tij, sepse deri me tani ka qendruar ne hotel. Ai po kerkon te mare nje shtepi afer San Siros ku jeton Icardi dhe shoket e tjere te skuadres. Pasi te kete zgjidhur kete, do te kete nje full immersion italian edhe pse ne fushe e tregoi qe ai flet nje gjuhe qe e kuptojne te gjithe tifozet zikalter.

 Jeta e francezit te vogel qe nga e diela, dita e debutimit me Interin ne San Siro, nuk eshte me e njejta. Spalletti dhe stafi i tij kane mbetur shume te impresionuar nga paraqitja e tij, por askush nuk do te ndermarre rrezikun per te djegur etapat. Dalngadale, futja e tij ne mekanizmat e skuadres do te jete graduale. Por Interi tashme ka ndjesine qe ne shtepi ka nje thesar te vogel: ne kete rast, drejtori sportiv Ausilio dhe zevendesi Baccin, qe e kane marre ne huazim dy vjecar me detyrim blerje prej 5,5 milione euro, i bie te kene bere nje super marreveshje.

Dje Karamoh ka folur edhe me avokatin Khalid Ouadi, ai qe e ka ndjekur karrieren e tij qe prej moshes 12 vjecare dhe me pas ka ngrene nje darke me agjentin Oscar Damiani, i cili eshte personi qe u mor personalisht me transferimin e tij tek Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.