Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Goli i pare do te jete per tifozet! Scudetto? Do ta planifikojme. Ausilio…”

Kovacic: “Goli i pare do te jete per tifozet! Scudetto? Do ta planifikojme. Ausilio…”
Bujar Berishaj

Plot ide, te bukura dhe interesante intervista e Mateo Kovacic per Inter Channel nga talenti kroat, idhull i popullit zikalter. Mateo Kovacic permend, mes objektive personal dhe te skuadres, per te mos permendur kujtimet e nje Boterori njaft zhgenjyes me kombetaren e Kroacise. Numri 10 i Linzit fillon: “Une nurmi nje i popullit zikalter? Po, eshte shume e bukur (qesh).”

SEZONI – “Presim shume ne kete vit, sepse jemi duke punuar shume per te bere nje ekip te madh. Ne kete moment nuk mund te themi asgje sa i perket kesaj, por rruga eshte e duhura. Pres shume nga ky sezon.”

GRUPI – “Eshte i rendesishem sepse nese ka lojtar qe mendojne vetem per veten e tyre nuk mund te shkoni askund. Vetem se bashku mund te bejme mire.”

BOTERORI – “E kemi ditur se ne nje turne si ky ka skuadra te medha dhe lojtar shume te mire. Kam pasur fatin te perfaqesoj vendin tim te vogel, edhe pse mund te kishim bere me shume. Shpresoj qe mund te bejme me mire ne Europianin e ardhshem. Ne nje Boteror nuk ka ndeshje te thjeshta: kemi pritur me shume, por ne nuk kemi bere cfare donim. Tani mendjen tek Europiani.”

THOHIR – “Presidenti me permend shpesh? Jam i lumtur dhe e falenderoj, por duhet ta tregoj ne fushe. Jemi te gjithe se bashku dhe vetem keshtu mund te bejme mire.”

GOLI – “Kam ardhur shume here ne 16 metrat e fundit, por pastaj nuk kam kerkuar te perfundoj gjithcka vetem. Kete vit duhet te stervis edhe me shume dhe te provoj te gjej rrjeten. Duhet te perpiqem te ndihmoj ekipin me shume. Goli me mungon, tek Dinamo Zagreb kam pasur me pak mbulim te detyrave, isha i lire dhe nuk mendoja shume per fazen e mbrojtjes. Ketu, eshte ndryshe. Vrapoj me shume, por nje lojtar me cilesite e mia duhet edhe te shenoj.”

STANKOVIC – “Nuk jemi degjuar akoma sepse ai eshte duke punuar. Goditjet e tij ishin mahnitese, kam mesuar shume nga ai dhe gjithmone ndihem i qete.”

OBJEKTIVI – “E kam thene gjithmone se duhet te mendojme ne menyre graduale. Gjithkush pret shume, por ne qofte se permendim fjalen ”scudetto” nuk bejme gjene e duhur. Po mendojme per Europa League per momentin. Do doja te pergezoja Piero Ausilion dhe shoqerine per punen e madhe.”

TIFOZET – “Shoh pasionin e tyre per mua. E them gjithmone sepse admirojne menyren si luaj une, ose sepse jam nje djale i mire (qesh). Tani dua te bej edhe me shume qe te arrij sa me larte qe mundem.”

KONKURRENCA – “Eshte mire per mua, sepse me detyron te punoj edhe me shume qe te provoj se jam me i mire se te tjerat. Nuk kam thene kurre se do jem me i miri sepse ketu ka vetem lojtar te medhenj. Por ndihem mire dhe konkurrenca do te bej me shume pune per te gjithe ne qe te deshmojme se meritojme nje fanelle titullari.”

VIDIC – “Nje profesionist i madh dhe jam i lumtur qe ka ardhur ketu. Pastaj kuptohemi edhe ne aspektin e gjuheve, por edhe e ndihmoj qe te mesoj italishten.”

PREMTIMI – “Goli i pare? Dedikimi do te jete per tifozet tane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.