Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,049 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “I pashitshem? Nje krenari. Inter do te jap gjithcka. Dua te behem si Zanetti..”

Kovacic: “I pashitshem? Nje krenari. Inter do te jap gjithcka. Dua te behem si Zanetti..”
Xhorxh Gellci

Impakti i tij fantastik tek Inter, fale te cilit eshte bere protagonisti kryesor i pjeses te dyte te sezonit, edhe pse ka ardhur vetem 18 vjet ne Itali, i ka sherbyer per te marre cmimin e dhene nga redaksia e FcInterNews.it si lojtari me i dalluar i sezonit. Me te vertet nje cmim i merituar per Mateo Kovacic, per te cilin po afrohet nje sezon qe shpresohet te jete ai qe do e beje nje futbollist te madh. Ne mikrofonat e FcInterNews, i riu kroat ka treguar ndjesite e tij dhe pritshmerite e tij per kete kampionat te ri qe do filloje:

Atehere Mateo, para se tjerash te pyesim si je?

“Para te gjithash faleminderit per cmimin. Jam me mire, kam patur kete problem te vogel por shpresoj te rifutem shpejt ne fushe.”

Po fillon nje sezon i ri, ku do te gjesh nje trainer te ri si Walter Mazzarri. Si po gjendeni me te?

“Mendoj se Mazzarri eshte nje trainer i shkelqyer. Shpresojme te jemi te kenaqur ne fund te sezonit, sepse per momentin them se gjithcka shkon mire, kemi nisur mire dhe shpresoj te vazhdojme keshtu.”

Ne keto muaj te kaluar ketu ne Itali, cfare te ka bere pershtypje nga futbolli italian? Flas per gjera pozitive ashtu si negative…

“Pozitive duhet te them qe ne Itali kam gjetur gjithmone mbrojtje te veshtira. Kemi patur ndeshje te veshtira kete sezon edhe sepse kemi gjetur gjithmone mbrojtje te mirorganizuara dhe kjo eshte dicka qe i ve ne dukje lojtaret si une. Nuk kam gjetur asgje negative, pervec ndoshta ndeshjeve te dobeta qe kemi zhvilluar sezonin e shkuar.”

Cfare pret nga vetja jote dhe nga Interi per sezonin e ri?

“Persa me perket mua, shpresoj te permiresohem, te rritem dite pas dite; ndersa per Interin shpresoj te kthehet te luaje nje futboll te bukur, dhe mbi te gjitha te kthehet ne Champions League.”

Si e perjeton faktin qe je deklaruar si nje lojtar i pashitshem?

“E quaj veten shume me fat qe Interi ka kaq besim tek mua, qe me ndjek nga afer, dhe qe mund te luaj ketu. Shpresoj te ec perpara keshtu, te punoj per ti dhene gjithmone me shume ketij klubi dhe te permiresohem ndeshje pas ndeshje. Dua te jap gjithcka per kete skuader.”

Ndoshta enderron nje karriere ketu tek Inter si ajo e Zanettit…

“Po, natyralisht. Do te ishte bukur, por eshte shume shpejt per te menduar. Javier eshte nje lojtar i madh pervec se nje njeri i shkelqyer. Eshte nje shembull per te gjithe ne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.