Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

773 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Jam gati te bej Hamsik. Mazzarri trainer i madh. Ditet e para…”

Kovacic: “Jam gati te bej Hamsik. Mazzarri trainer i madh. Ditet e para…”
Xhorxh Gellci

I intervistuar ekskluzivisht nga Tuttosport, Mateo Kovacic ka folur per momentin e tij tek Inter dhe per trainerin e ri Mazzarri: “Une Hamsik i Interit? Jam gati te vendos ne praktike gjithcka qe traineri do te me mesoje: mund te siguroj qe do bej maksimumin per te dhene sa me shume ne ate pozicion te fushes.

Me afer me porten? Kjo me pelqen shume. Besoj qe ne ate pozicion mund te jap me te miren. Si i brendeshem ne mesfushe kam luajtur edhe ne Dinamo Zagreb dhe isha shume mire. Mua me pelqen te bej lojen, dhe me pelqen akoma me shume te qendroj afer zones te rreptesise, te gjuaj ne porte, te bej asiste. E perserit: ai pozicion me pelqen dhe besoj se eshte me i miri per mua.

Te behem simbol i Interit? Dua te jem vetvetja dhe ajo qe me intereson eshte te bej mire tek Inter dhe te jap sa me shume ne fushe.

Si shkon pas tre ditesh? Hmm, nga nje ane eshte gjithcka shume bukur sepse tifozet jane fantastike, nga ana tjeter punohet fort: me vjen keq per kete demtim por do te kthehem shpejt ne fushe.

Juventus duhet te na i kete friken? Juventus eshte nje skuader e madhe qe permiresohet cdo vit, kurse ne duhet te mendojme te luajme me mire dhe te mos shpallje mbi mundesine per te fituar scudetton. Nuk duhet ti vendosim presione vetes, por te punojme me qetesi dhe te mendojme vetem per tu permiresuar ne krahasim me vitin e shkuar.

Kane marre Tevez? Tevez eshte nje lojtar i madh, por te medhenj jane edhe Icardi dhe Belfodil dhe per kete besoj qe Interi do beje shume mire, dhe Mazzarri eshte shume mire. E kisha thene para se te vinte qe ishte nje trainer i madh dhe nuk jam gabuar. Te mos luajme ne Europe mund te jete nje avantazh, ndoshta sepse na jep mundesine te perqendrohemi vetem ne kampionat dhe na jep me shume kohe per tu stervitur gjate javes. Jam ketu prej gjashte muajsh. Interi eshte nje klub i madh, per mua eshte gjithcka dhe nuk do kthehem mbrapa ne zgjedhjen time. Kur kam arritur ketu, Stankovic me tha: “Rri i qete, mendo vetem te luash futboll dhe te besh maksimumin. Pastaj gjithcka tjeter do te vije me pas.

Do me mungoje Deki? Shume, por shpresoj qe qendron ne Milano dhe mund te me ndihmoje akkoma: ndoshta do dalim ndonje dite per darke gjate javes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.