Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,176 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic: “Nuk e leshoj me fanellen e titullarit. Do te doja Dzeko dhe nje gol ne derby. Ai demtim…

Kovacic: “Nuk e leshoj me fanellen e titullarit. Do te doja Dzeko dhe nje gol ne derby. Ai demtim…
Ardi Deda

Interviste ekskluzive e Mateo Kovacic per Gazzetta dello Sport. Fjalet e tij jane me vend si driblimet e tij, pershpejtimet e tij dhe pasat e shkurtra per shoket e tij.

Mateo Kovacic si ndiheni pasi keni luajtur per here te pare dy ndeshje rradhazi si titullar?

“Shume me mire. Nese luaj nga fillimi nuk duhet te bej aq shume sic ndodh kur futem nga pankina. Tani qe e kam fanellen e titullarit, nuk e leshoj me”.

Rastesi qe me kthimin tuaj kane ardhur dy fitore rradhazi?

“Po, kemi pasur dhe pak fat. Si ne Genova dhe si ne Parma kemi luajtur shume mire. Mundemi dhe duhet te bejme mire”.

Edhe pse vijne tre ndeshje te veshtira ne San Siro, ku nuk jeni duke luajtur shume mire si ne transferte.

“E vertete. Dhe nuk eshte e lehte te kuptosh perse. Mendoj qe ndikojne nje seri faktoresh. Ndoshta ne shtepi e ndjejme me shume presionin, me pas ne disa raste kemi qene pa fat. Pa harruar qe ketu ne Itali skuadrat mbyllen shume

Por kjo ndodh kunder te gjithe skuadrave te medha. Edhe kur kaloni ne avantazh ku ne kete rast duhet te gjeni me shume hapesira serish e keni shume te veshtire.

Ne fakt problemi i vertete eshte loja. Nuk bejme ate cfare mundemi, lodhemi per te cuar topin perpara, shume shpesh ia japim menjehere topin sulmuesve. Kunder Napolit duhet te rinisemi dhe nga plani i lojes”.

Keshtu kalendari ju jep nje dore, duke pare qe me pas eshte sfida kunder Milanit.

“Jan ne forme, kane arritur pese fitore rradhazi. Por dime se si ti mundim: i kemi mundur dhe ne ndeshjen e kaluar…”.

Duke pare renditjen, rivali tjeter per vendin e peste eshte Parma. Megjithate askush nuk flet per te.

“Dhe nuk e kuptoj perse, duke pare qe skaudra e Donadoni luan nje futbolli shume te mire. Me te mire se Milani”.

Eshte nje avantazh qe kuqezinjte luajne ne Rome nje dite perpara jush?

“Do te shohim ndeshjen gjate grumbullimit, por e vetmja gje qe ka rendesi eshte te mundim Napolin”.

Ju keni lene shume pike rruges. Duke mundur Napolin do te kemi me shume gezim per nje vend te peste pothuajse te siguruar apo keqardhje per nje kualifikim ne Champions qe nuk ishte kaq i pamundur?

“Eshte e kote te shohim mbrapa, por sigurisht kemi shperdoruar shume mundesi”.

Si mbyllen diferencat me skuadrat perpara, per tu kthyer ne Champions vitin e ardhshem?

“Duke marre nje top player”.

Ju do te preferonit Dzeko, Morata dhe Torres?

“Dzeko. Sulmues shume i forte, dhe ndihmon skuadren duke mbrojtur topin shume mire”.

Napolit cilin do ti hqinit?

“Aty perpara me pelqejne te gjithe. Por surpriza eshte Martens. Lojtar i kompletuar, ka nje gjuajtje te mire dhe sheh mire porten”.

Ajo qe mbetet nje pike e hidhur per ju…

“Ai gol i pare i bekuar i cili me Interin me mungon, eshte e kote ta mohosh. Por nuk duhet te behet nje fiksim. Qe i vogel jam mesuar te kaloj kundershtarin dhe te kerkoj nje shok qe nuk eshte i markuar, por jo porten. Po punoj shume ne kete aspekt, bej stervitje specifike per kete me Beppe Baresi”.

Cfare do te ishit i gatshem te beni pas nje goli?

“Asgje speciale, ndoshta prej emocionit vdes…” (qesh).

Me mire te shenoni kunder Napolit apo Milanit?

“Milanit”.

Do te firmosnit per nje humbje ne derby ne kembim te kualifikimit direkt per Europa League?

“Nuk keni ndonje pyetje tjeter…?”.

Le te kthehemi tek ju. Ne veshtiresite tuaja kane peshuar me shume 15 milionet e shpenzuar me te cilet ju moren apo demtimi gjate grumbullimit ne Pinzolo?

“Se sa kam kushtuar me intereson pak, mendoj vetem te jap maksimumin ne fushe. Ai demtim nderkohe me ka ndryshuar shume gjera. Per Mazzarrin isha nje titullar, por duke qene jashte per shume kohe pikerisht kur ishin per tu asimiluar idete e tij taktike ka ndryshuar gjithcka”.

Mendoni se jeni kthyer titullar me shume per ate gabim te Guarin ne Livorno apo per shkak te renies se rendimentit te Alvarez?

“Thjesht sepse kam punuar shume, duke pritur mundesine time. Kam bere stervitje dhe ne ditet e pushimit sepse nese nuk luan nje ndeshje te vertete rrezikon te te bjere forma”.

Perpara Genova, ndeshjen e fundit si titullar e keni luajtur kunder Juventusit, ne fillim te shkurtit. Nuk eshte sigurisht rasti ideal per te rihedhur ne fushe nje lojtar te ri.

“Une dua te luaj gjithmone, dhe nuk ka rendesi se kunder kujt. Pranoj qe ne golin e pare gaboja une. Mazzarri nuk me ka akuzuar kurre mua sic kam lexuar, por qendrimin e skuadres”.

Nuk keni patur kurre asnje problem me trajnerin?

“Jo. Eshte e qarte qe kur je ne pankine nuk mund te jesh i lumtur, por ai kerkonte qe une te punoja ne fazen pa top dhe mbi pozicionimin tim ne fushe. Me Mazzarrin kemi pasur bisedime koke me koke cdo 20 dite”.

Jeni kapur nga telekamerat pas Sampdoria-Inter. Cfare ju ka thene?

“Qe ishte kenaqur per menyren se si e kisha administruar topin, por ka akoma per tu permiresuar ne gjerat qe kam thene me siper. Perpara Sampdorias me ka thene qe me takonte mua dhe nese beja mire nuk do te dilja me kurre”.

Cfare ju kerkon tani trajneri?

“Qe te luaj si mesfushor i brendshem i majte kur topin e kane kundershtaret tane dhe te gjej nje pozicion me te avancuar kur sulmojme, ne menyre qe te mund te rrotullohem te shoh kundershtarin dhe porten. Problemi eshte qe ne Itali ka shume pak hapesira dhe shpesh duhet te terhiqem per te marre topin sepse manovra nuk eshte fluide dhe shpesh kemi tendencen te fshihemi kur behet fjale per te zhvendosur aksionin. Por jemi lojtare te Interit dhe duhet te ndryshojme kete qendrim”.

Ndoshta dhe qendrimi juaj ne rastin e penalltise se Cassano ne Parma nuk ishte ideal, duke pare qe shihen Cambiasso dhe Palacio qe shkojne drejt topit pas pritjes se Handanovic nderkohe qe ju qendroni duarkryq.

“Une kam gabuar, saqe me pas Parolo per pak sa nuk shenonte. Por kisha shume besim sepse Samir eshte i madh dhe sapo kishim mesuar ne kompjuter gjuajtjet nga pika e penalltise te Cassanos. E dinim qe gjuan pothuajse gjithmone fort dhe ne te djathte te portierit”.

Keni studiuar dhe Higuain?

“Duhet pyetur Samir. Ka marre ndonje kritike, por te gjithe kane uljet dhe ngritjet e tyre. Eshte nje profesionist i madhe, nga ai vetem mund te mesosh”.

Zerat ne merkato.

“Jam mire ketu, mendoj vetem per 4 ndeshjet e fundit dhe per boterorin.

Na rezulton qe Hernanesit i pelqen te luaj me ju.

“Edhe une e vleresoj shume, ai pelqen ta luaje topin, te bej levizjet nje dy, dhe te vertikalizoje. Dhe gjuan shue mire goditjet e denimit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.