Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

364 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Lautaro, Barcelona shton listen: ja emrat e 6 lojtareve qe jane ofruar tek Interi ne kembim.”

“Lautaro, Barcelona shton listen: ja emrat e 6 lojtareve qe jane ofruar tek Interi ne kembim.”
Inter Club Staff

Jane ore decizive keto per kalimin e mundshem tek Barcelona te Lautaro Martinez.

Sipas asaj qe tregon e perditshmja spanjolle Marca, ne ditet e fundit, katalanasit dhe Interi jane ulur perseri te bisedojne dhe jane afruar ndjeshem.

Por zikalterit nuk levizin nga 111 milione eurot e klauzoles se lojtarit ama, edhe pse Barcelona duket me me shume deshire ti afrohet kerkeses se Interit.

Ata gjithesesi, vazhdojne me teorine e tyre te paguajne vetem 60 milione, por kesaj radhe kane ofruar qe Interi te zgjedhe tre nga gjashte lojtaret qe ata do i ofrojne zikalterve.

Ne fakt, emrat me te fundit te ofruar tek Interi jane: Semedo, Vidal, Todibo, Junior Firpo, Umtiti e Aleñá.

Aktualisht, shpjegon e perditshmja spanjolle, drejtuesit e Interit qe kane ne krye Marotten, po diskutojne se kush jane lojtaret qe do i benin me shume pune Interit.

Vidal mbetet nje opsion, duke konsideruar raportin me teknikun, por Interi ka dashur gjothmone qe kete operacion ta ndaje me ate te Lautaros.

Gjithashtu edhe Semedo mbetet nje emer i mire duke pare se Interi po kerkon nje mbrojtes te krahut te djathte, por perseri vleresimi qe ka Barcelona per te (50 milione euro) e ben te pamundur qe ne kete marreveshje te perfshihen edhe dy lojtare te tjere sepse oferta do te ishte 60 milione euro plus kartonin e Semedo qe kushton 50. Pra, 110 milione ne total.

Ne ditet e ardhshme, e mbyll shkrimin e saj Marca, klubi zikalter duhet te ktheje nje pergjigje perfundimtare se cfare do te beje me Lautaron.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.