Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

272 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, cfare fjalesh perpara Liverpool: “Jane te forte, por edhe neve. Do ju genjeja nese do ju thoja se…”

Lautaro, cfare fjalesh perpara Liverpool: “Jane te forte, por edhe neve. Do ju genjeja nese do ju thoja se…”
Inter Club Staff

“Cfare Lautaro do te shohim ne fushe neser? Jam rritur shume, luaj ne kete kompeticion prej vitesh dhe do te jete dicka e bukur per te luajtur akoma.”

“Me ne fund kemi kaluar turnin qe per ne ishte shume e rendesishme. Eshte endrra jone te vazhdojme sa me shume.”

“Inter deshiron te ece perpara dhe te beje sa me mire ne te ardhmen. Duhet te mbajme topin dhe te sulmojme kundershtaret.”

Do te jete ndeshja jote me e rendesishme me fanellen e Interit?

“Do ju genjeja nese do ju thoja jo. Po sepse do te jete nje ndeshje shume e rendesishme. Prandaj, shprsoj te jete nje nga ndeshjet e mia me te rendesishme me Interin edhe ne nivel paraqitje.”

Klopp te ka cilesuar si nje nga sulmuesit me emocionues ne bote. Cfare do i thuash?

“Fjale qe me kenaqin dhe i them faleminderit. Klopp eshte nje tranjer i madh. Me siguri do te pergatitet mire per kete ndeshje. Ne duhet te jemi te zotet. Duhet ti bejme keq perpara.”

Per Liverpool cfare na thua?

“Kane lojtare shume te forte, kane kualitete. Duhet te pergatitemi mire dhe te punojme fort ne fazen e mbajtjes se topit.”

“Ata sulmojne me shume persona. Jane te shpejte, duhet te jemi te kujdesshem.”

Pasardhes i Militos te Racing dhe tani te Interi.

“Per mua ai eshe shume i rendesishem, me telefonon shpesh. Eshte gjithmone prezent. E falenderoj shume.”

“Te futem ne fushe ne vendin e tij ka qene nje emocion unik. E di cfare perfaqeson Diego per klubin dhe per tifozet.”

Loje: le te ndertojme sulmuesin perfekt te Interit duke bashkuar kualitetet e yjeve te se kaluares.

“Do zgjedh te djathten e Militos, te majten e Adrianos, goditjen me koke te Lukakut dhe dribling e Fenomenit Ronaldo.”

“Zemra? Ate them Lautaro. Jap gjithmone maksimumin per skuadren, ne fushe dua te bej cdo gje per shoket.”

Sa krenari ke qe po ndjek traditen argjentinase te Interi?

“Shume, e kam thene gjithmone. Ketu njerezit me kane trajtuar ne menyre speciale qe prej dites se pare qe kam ardhur.”

“Shpresoj te vazhdoj keshtu per te derguar Interin sa me lart te jete e mundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.