Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 25, 2020

Scroll to top

Top

814 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

L’Equipe – Lamtumire Inter, nuk do te jete Jose Mourinho tranjeri pas Spallettit: Ai ka zgjedhur skuadren e Monaco!

L’Equipe – Lamtumire Inter, nuk do te jete Jose Mourinho tranjeri pas Spallettit: Ai ka zgjedhur skuadren e Monaco!
Inter Club Staff

(ANSA) – ROMA, 27 MARS – Nga “Special One’ ne ‘Special Ligue 1’: keshtu hapet sot e famshmja franceze L’Equipe.

Ata kane zgjedhur pikerisht kete loje fjalesh per te treguar se si ish-tekniku i Portes, Interit, Real Madrid, Chelseas dhe Manchester United ka zgjedhur pikerisht kampionatin francez.

Keshtu Mou do ta nise rrugetimin e tij te ri drejt nje trofeu nga vendi transalpin, gjithmone sipas te perditshmes Franceze.

Dite me pare ai kishte thene se “do te me pelqente te fitoja nje kampionat te ri pas fitores ne Premier League, Primera Liga, Serie A dhe La Liga”, dhe eshte ky treguesi qe ka bere qe gazeta franceze te dale ne kete perfundim.

L’Equipe thote se Interi duhet ti thote lamtumire cdo endrre per Jose Mourinhon sepse ai tashme e ka vendosur dhe ka nje parakontrate me skuadren franceze te Monaco.

Ne fillim u mendua se ai do te perfundonte tek Paris Saint Germain, por per momentin Nasser Al-Khelaifi nuk ka ndermend te nderroje teknikun Thomas Tuchel.

“Ne kete moment eshte e veshtire te mendosh se Mourinho do te shkonte tek Lyon, edhe pse ajo eshte nje skuader interesante plot me lojtar te rinj. Por pikerisht keta lojtare te rinj nuk shkojne paralel me futbollin e Mourinhos.”

“Gjithcka na ben te mendojme se ai ka nje parakontrate me Monaco sepse ata e kane fuqine ekonomike per ta bere kete, kane mardheniet e duhura me Jorge Mendes dhe mund ti ofrojne nje merkato te pasur per te konkuruar me Monaco.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.