Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,872 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pereira, operacion qe bind: Ndermjet plusvalences dhe rroges, shifrat jane…

Pereira, operacion qe bind: Ndermjet plusvalences dhe rroges, shifrat jane…
Inter Club Staff

Shitja e Alvaro Pereires tek San Paulo ne huazim per 18 muaj eshte me shume fitimprurese per Interin nga sa mund te imagjinohet. Pervec 1 milion euros te fituar nga huazimi, do i shtohen edhe 7 milion euro nga blerja e tij pas 18 muajsh. Flitet se eshte nje e drejte blerje, por me nje premtim qe do te blihet. Por Interi sapo eshte liruar nga nje futbollist, i cili ishte nder me te paguarit ne skuader.

Me pak fjale, ne Corso Vittorio Emanuele ka arome plusvalence.

Vazhdojm me radhe: Pereira eshte paguar (duke mare si referim bilancin e fundit zikalter, ate te vitit 2013 te aprovuar tetorin e kaluar) 12.229.658 euro (12 milion), dhe vlera e tij pas nje renie prej 2.658.621 euro(i kaloi nje vite kontrate), ne qershor 2013 ishte 9.571036 euro (9 milion).

Tani, duke mare parasysh renien e kartonit cdo vit qe i kalon nga kontrata, ta marim te njejte me renien ne bilancin e shkuar, ne qershor 2015, Pereira do te kishte nje vlere kartoni 4.2 milion euro

Pra blerja e mundeshme e Pereires ne 2015 nga San Paulo do te sillte tek Interi rreth 8 milion euro ne total, duke pasur nje plusvalence 4 milion euro.

Por nuk eshte gjithcka. Pereira erdhi nga Porto si nje element me vlere internacionale, kishte nje rroge nder me te lartat e ekipit: 1,7 milion euro ne sezon, dhe Interi do te kurseje ne vit ne total 3,4 milion euro, plus gjashte muajt e mbetura te ketij sezoni(1,7 milion euro). Behet fjale per nje shifer qe ne fund te kontrates do te ishte 5 milion euro. Pra Interi kursen 5 milion vetem nga rroga qe sdo te paguaje keto 18 muaj.

Te gjitha keto te dhena, duke mare parasysh blerjen e Pereires nga Sao Paulo e bejne shitjen e Pereires bindes nga aspekti teknik (tashme ishte e qarte qe tek Interi nuk kishte me te ardhme) por edhe nga aspekti ekonomik.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.