Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta paralajmeron gjoben e madhe ndaj Brozovic? “Nuk shoh arsye pse jo. Ai do te marre nje denim te merituar.”

Marotta paralajmeron gjoben e madhe ndaj Brozovic? “Nuk shoh arsye pse jo. Ai do te marre nje denim te merituar.”
Inter Club Staff

Diten e djeshme Interi ka luajtur nje ndeshje shume decizive te cilen e ka fituar me rezultatin 0-2 ne Bergamo.

Por perpara ndeshjes, ne kampin zikalter ka pasur nje ceshtje me te perhershmin Marcelo Brozovic.

Gjate dites se djeshme ka dale ne pah ne media nje histori se Brozovic ka shkuar me nje mik ne urgjencen e Milanos, dhe ka kerkuar nje mjekim te shpejte per mikun e tij qe nuk ishte ne gjendje serioze, dhe situata ka shkuar deri ne ate pike sa jane therritur edhe karabinieret nga stafi i spitalit.

Gjithcka me pas ka mbaruar mire dhe Brozovic ka kerkuar falje, por kjo eshte nje sjellje me sa duket nuk do te tolerohet nga Marotta edhe pse Brozo diten e djeshme ishte ne fushe rregullisht.

Keto kane qene fjalet e Marottes: “Ne bejme dialog te perditshem me stafin teknik dhe mendojme qe te optimizojme paraqitjet.”

“Brozovic? Kete argument do e prekim pas ndeshjes se sotme dhe kemi dashur qe ta ekzaminojme me ate vete.”

“A do te denohet? Kjo me duket e sigurt. Ndombele nga Tottenham? Cdo dite flitet per tratativa te avancuara, por ne praktike ne thjesht po merremi me rinovimet ne skuader.”

“Brozovic eshte ne merkato per shkak te sjelljeve te tij? Kete e thoni vetme ju, askush nuk eshte ne merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.