Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri flet per gjithcka. “Shoqeria do me degjoje, Kovacic dhe lojtari i madh…”

Mazzarri flet per gjithcka. “Shoqeria do me degjoje, Kovacic dhe lojtari i madh…”
Xhorxh Gellci

Traineri Walter Mazzarri ka folur ne nje interviste te gjate per emisionin ‘Speciale Calciomercato’ ne Sky Sport. “Per mua fjala ‘e pamundur’ nuk ekziston, Dua qe ne cdo ndeshje kunder nesh te jete e veshtire per te gjithe. Do te flas me fakte.”

Si gjithmone, inter.al eshte i vetmi website shqiptar qe ja u sjell intervisten te plote, dhe ne gjuhen shqipe.

Eshte ambienti per priste Walter Mazzarri ai qe ka gjetur deri tani?

“E dija qe Interi ishte nje shoqeri e mire organizuar dhe me nje histori te rendesishme, por duhet te pranoj qe sot jam gjetur shume me mire nga c’mund ta mendoja. Nga bashkepunuesit qe kam gjetur, nga presidenti, nga te gjithe komponentet e Shoqerise jam pritur ne menyren me te mire, por mbi te gjitha nga tifozet. Sic kam patur rast ta them edhe me pare, ne keto 4 vjet me Napolin, kam kerkuar gjithmone, ashtu sic eshte e drejte, t’ja bej jeten te veshtire kujtdo qe kam perballur, dhe e kam bere kete edhe me Interin. Kane qene shume beteja sportive dhe ajo qe me ka cuditur me shume eshte entuziazmi i madh i tifozeve ne drejtimin tim, pasi kam qene kundershtar per shume vjet.”

Kur do e shohim ne fushe Interin e Mazzarrit?

“Koha genjen, tani per tani nuk jam ne gjendje te jap nje date te sakte. Sigurisht duhet pak kohe, dhe ne miqesore nuk mund te tregohet ajo qe une pres. Nese djemte do duan te me bejne nje surprize dhe te japin ate qe un kerkoj, do te jem i lumtur. Por e perserit, pak kohe duhet.”

Mazzarri ka ardhur ne momentin e duhur ne nje skuader te madhe apo priste te vinte me shpejt, duke konsideruar sukseset e tij?

“Une shoh gjithmone perpara, nuk bej shume pyetje, nese jam thirrur tani, eshte sepse keshtu ishte e drejte. Jam i lumtur dhe besoj qe kenaqesia me e madhe qe nje trainer mund te kete eshte te arrije ne nje klub te madh per shkak te meritave qe i ka fituar ne fushe. Mendoj se e kam bere ne menyren me te mire kete ngritje, duke nisur nga fundi, dhe avash-avash me jane njohur meritat dhe jam ngritur gjithmone e me lart.”

Per te qene pak te keq, mund te themi se Mazzarri ka ardhur ne nje moment ku nuk mund te behet me keq se vitin e shkuar, prandaj ka gjithcka per te fituar dhe asgje per te humbur.

“Mendoj se avantazhi i vetem i kesaj situate eshte qe cunat qe ishin vitin e shkuar, do te jene shume te motivuar, do te jene te karikuar per te harruar nje vit qe nuk binte dakord me rendesine e klubit. Kam gjetur djema, dhe eshte shume e rendesishme ta them, shume te motivuar, shume te disponueshem, edhe sepse nuk e kane ‘tretur’ dot ate qe ka ndodhur, ate qe Interi ka bere vitin e shkuar.”

Cfare ju ka kerkuar Massimo Moratti kur ju ka besuar Interin?

“Me ka thene: ‘Te kam thirrur ty sepse kam nevoje per nje trainer si ti’. Ne 12 vjet karriere, presidentet dhe ata qe lidhen me kete pune, e dine shume mire menyren e punes te nje traineri, sidomos ne nivele te caktara. Kjo me ka dhene entuziazem. Sic e dini dhe ju, une kete vit isha ne dyshim, nese nuk do te gjeja nje projekt qe me stimulonte, qe me pelqente, do te pushoja per disa muaj. Kur presidenti me ka thene keto fjale, me eshte ngritur adrenalina, sepse ishte ajo qe doja te degjoja nga nje president kaq i rendesishem si Moratti.”

Dy lojtare si Javier Zanetti dhe Esteban Cambiasso kane thene qe Interi kishte nevoje per nje burre te forte. Pse nje grup, mes te tjerash i formuar nga njerez qe ka fituar gjithcka, kishte nevoje per nje burre te forte?

“Kete nuk duhet ta them une. Une besoj qe kam nje menyre pune qe besoj qe mund te quhet autoritare. U le vend lojtareve, por eshte e rendesishme te kuptojne menjehere qe per mua rolet jane themelore. Respekti i rolit duhet te vije ne vend te pare. Nese kane thene keshtu, duke pare qe jane djema te pergjegjshem, jane kampione, nuk jane te rinj ne moshe, duhet te pyesni ata. Nuk dua te nderhyj ne bisedime qe nuk me takojne mua.”

Te pelqen etiketimi si ‘njeri i ashper’?

Nuk besoj se jam ‘i ashper’. Kam filluar karrieren duke u munduar te jem nje guide e sigurt per lojtaret e mi, dikush qe mund ti besojne gjithmone. Dhe pastaj dua te konsiderohem, ashtu sic ka ndodhur me te gjithe lojtaret qe kam stervitur, nje njeri i drejte.”

Ka dikush qe po ju cudit ne keto dhjete dite te para pune?

“Grupi. Nga larg kisha krijuar idene qe ndoshta kishte ndonje problem, edhe duke degjuar ato qe ju thoshit (per gazetaret). Ne te kundert, kam gjetur djema me shume deshire, serioze, te motivuar, nje grup qe nuk ka frike te djersije, qe mundohet te perballoje peshat e punes qe kete jave kemi propozuar une dhe pregatitesi. Pra, eshte nje surprize e bukur. Per nje trainer, kjo ka shume rendesi.”

Lojtaret vijne nga nje sezon negativ, ka ndonje ‘bast’ intrigues qe duhet fituar? Mbi nje lojtar te vecante?

“Kush me njeh, kush ka ndjekur stervitjet e mia, e di shume mire qe une nuk vendos limite, qe punoj ne 360 grade. Nje nga gjerat qe u them lojtareve te mi kur i takoj, Militos, Zanettit, Cambiassos, lojtare qe kane fituar gjithcka, eshte: ‘djema, mendoni qe gjithmone mund te permiresohet dicka’. Ja u kam thene atyre, mendoni cfare u them atyre qe nuk kane fituar sa ata. Ky eshte principi im prej kohesh, dhe dua ta transmetoj edhe ketu tek Interi, sic kam bere me skuadrat e tjera.”

Pse Ezequiel Schelotto, edhe pse mungonin lojtaret e krahut, eshte perjashtuar para se te fillonte pregatitja dhe nuk eshte vleresuar ketu?

“Kjo eshte nje zgjedhje e menduar mire ne baze te skuadres. Ne baze te numrit te lojtareve, ne baze te atyre qe duhet ti vendosnim ne role te caktuara, dhe ne baze te menyres te punes time, eshte menduar keshtu, qe ishte zgjidhja me e drejte, duke mos i hequr meritat lojtarit, qe ka treguar ne Serine A qe eshte nje lojtar i mire.”

Kur ke lene Naplon, kerkoje nje Shoqeri ku do te kishe me shume mundesi per te marre vendime, ndoshta te beje menaxherin si ne ekipet angleze?

“Me te gjithe presidentet, ne te gjitha shoqerite qe kam trainuar – dhe kjo eshte krenaria ime e madhe – kam patur gjithe hapesiren qe Moratti me ka thene se mund ta kem ketu. Kur une firmos nje kontrate, shoqeria me thote ate qe do, por une jam thirrur sepse kam treguar me fakte ate qe me perket. Presidentet e dinin qe kur Mazzarri firmos, me Mazzarrin behet keshtu. Une kam bere gjithmone ate qe duhet te beja, ate qe i takon nje traineri, as me shume as me pak.

I ke treguar Morattit qe traineret e vetem qe kane fituar me te, u fillonte mbiemri me M?

“E kam lexuar ne gazeta. Them te verteten, ajo pak skaramanci, gjerat qe thuhen, jane te bukura, por baza ime eshte gjithmone puna. Une them gjithmone qe futbolli nuk eshte nje shkence ekzakte por ka nevoje per shkencen. Sa me shume afrohesh me shkencen, aq me shume ke mundesi ti besh gjerat mire dhe te arrish rezultate. Kjo eshte motoja ime prej kohesh. Pastaj eshte e qarte qe kur gjerat shkojne mire, ndoshta mendohet edhe per aspekte si keto, por gjithmone harrohen me kalimin e kohes.”

Tre motive per te cilat Interi duhet ta shqetesoje Juventusin?

“Do te doja, sic i kam thene grupit dhe sic u kam thene gjithe lojtareve qe kam drejtuar, qe ne cdo ndeshje kunder nesh te jete e veshtire per secilin te beje rezultat. Dhe kjo vlen edhe per Juventusin dhe te gjitha skuadrat me ne forme ne kete moment.”

Me ardhjen e Tevez jane spostuar akoma me shume ekuilibrat?

“Minimumi 6-7 formacione, duke perfshire Fiorentinen dhe Lazion, nisen shume afer njera tjetres. Nuk dihet kush ka me shume vlere, kush mund te arrije me shume sukses, gjithcka do te varet nga menyra si do punohet ne fushe, nga menyra si do te nxirren ne pah vlerat teknike. Mendoj qe pervec Juventusit, ne baze te potencialeve ekonomike fale kater viteve te shkuar, eshte edhe Napoli, i cili mund te beje dicka me shume se te tjerat. Se bashku me Juven.”

Pra duket e pamundur per Interin e Mazzarrit…

“Fjala ‘e pamundur’ per mua nuk ekziston. Ne baze te parametrave te futbollit, qe jane merkato, pagat, skuadra, ne kampionatin e meparshem, Interi ka arritur i nenti. Qe aty nisemi. Por pastaj jane projekti teknik, puna ne fushe, qe mund te bejne diferencen, qe mund ta cojne nje klub nga pozicioni i katert, i peste, ose i gjashte, te cudite te gjithe dhe te arrije i pari. Kjo eshte shpresa per ata qe nuk nisen favorite. Une besoj se ata qe shohin skuadrat e mia, kane thene gjithmone qe te argetojne, qe bejne nje futboll sulmues, qe ka bere kurioze edhe skuadra si Bayern, Barcellona dhe eshte vendosur ne qender te kujdesit europian, pervec se italian. Por do te shohim, sepse llogarite behen ne fund.”

Pse sulmuesit e ty shenojne gjithmone shume?

“Sepse luajme keq, sepse skuadrat e mia luajne keq… (qesh).

Duke pare se kete vit do luani vetem kampionatin, si mendon ti besh te rriten Icardin dhe Belfodil, nese Milito dhe Palacio do te jene mire?

“Mbi rritjen mund te thuhet cfaredo gje. Rritja e te rinjve eshte ne raport me rritjen e vertete, pra edhe ne baze te vlerave teknike qe shtohen, por edhe me faktin sa i ben te luajne ose cilat jane objektivat e shoqerise, nese synon vendet e para ose jo.”

Hamsik, te cilin e keni definuar si lojtarin me inteligjent qe keni takuar ne karriere, ka thene qe nuk do te jete e lehte te takohet me Mazzarrin dhe ta kete si kundershtar.

“Per nje trainer qe ben profesionin me profesionalitet, seriozitet, sic mendoj se e bej une, kjo eshte kenaqesia me e madhe dhe jane kenaqesi qe na interesojne. Sepse nje trainer qe e njeh mire nje lojtar dhe nese nje kampion, me vlera teknike dhe njerezore si Hamsik, thote keshtu, te mbush kaq shume sa vlen si nje trofe i fituar. Ashtu sic mendoj qe pak a shume te gjithe lojtaret qe kam stervitur flasin si Hamsik, me jep forcen te vazhdoj te stervit me entuziazem. Per ate qe thone te tjeret nuk me intereson aspak, sepse nuk jane brenda situates dhe flasin vetem nese u pershtatet dicka ose jo.”

Cfare duhet te beje Kovacic per tu bere si Hamsik?

“Nese flitet per te dhene tituj, per te krijuar entuziazem, nuk jam njeriu i sakte. Une them qe ky djale duket qe ka kualitete te medha, por per tu bere nje kampion i afirmuar sic ka bere Hamsik, duhet te arrije ne kohe te tregoje vit pas viti qe eshte i vlefshem per skuadren, qe eshte nje burre qe luan per skuadren. Dhe pastaj, per te bere nje tjeter ngritje ne kualitet, nje mesfushor duhet te garantoje nje numer golash ne sezon. Kovacic eshte nje djale tek i cili ne besojme te gjithe, por duhet te punoje shume ne fushe dhe te kuptoje disa gjera per te cilat me takon mua tja shpjegoj.”

Jeni kurioz te dini cfare do te beje Napoli pa Mazzarrin dhe Cavanin?

“Pervec se tani jam ne Interi, dhe kam nderruar faqe, dhe jam i lumtur ketu, mund te them se shpresoj qe Napoli te beje mire, per tifozet, me te cilet kam patur nje raport te shkelqyer. Kur shikoja gjera qe nuk me pelqenin, flisja direkt me ta nepermjet telekamerave dhe mikrofonave. Ka patur nje raport te shkelqyer, se bashku kemi bere dicka te jashtezakonshme ne keto 4 vjet dhe une kam lene nje Shoqeri qe ne kete moment eshte mes me te pasurave ne Europe, sepse kemi punuar shume dhe kemi bere rezultate te mira, duke lene nje trashegimi te madhe. Mendoj se Napoli mund te beje me mire sesa ka bere me mua, pavaresisht se eshte Cavani apo jo. Nje merite per ate qe ka bere mund ta kem edhe une dhe bashkepunetoret emi, ashtu si skuadra vete qe e ka ndihmuar te behet nje lojtar i madh.

Cfare pritje pret kur te shkosh ne San Paolo?

“nuk e bej kete pyetje, e di qe ata qe me duan tek Napoli, e dine si kane shkuar punet dhe me njohin mire mua. E di qe me respektojne. Por eshte normale qe cdo tifoz te beje tifozllek per skuadren e tij, edhe pse nje trainer qe ka bere mire largohet dhe atij nuk i pelqen, edhe pse une i kam shpjeguar qarte dhe gjere motivet pse jam larguar. Por, sic ndodh shpesh ne kete bote, mundet qe gjithcka qe kam thene te shtrembohet, te interpretohet keq, sidomos nga ata qe kane mundesine ta bejne.”

Benitez eshte njeriu i duhur per te marre trashegimine e Mazzarrit?

Une besoj qe Benitez ka treguar zyrtarisht qe eshte nje trainer i mire, ai dhe skuadra qe stafi im dhe une kemi lene kane te gjitha kartat ne rregull per te permiresuar ate cka kemi bere ne keto 4 vjet.”

Mjafton koha ne dispozicion qe ketu ne 23 korrik per te vleresuar skuadren apo do te kete nevoje per miqesore te tjera?

“Mendoj qe ka shume disponibilitet nga ana e Shoqerise dhe presidentit qe te me degjojne. Gjithcka do te duhet te shikohet edhe ne baze te parametrave qe Shoqeria ka vendosur kete vit, une duhet te respektoj edhe kete. Kerkoj gjithmone qe te punoj per Shoqerine me te cilen jam lidhur, sepse kemi nisur nje projekt bashke. Shoh qe ka shume bashkepunin, dhe mendoj se kjo eshte garancia me e madhe qe kam marre deri tani.”

Moratti ka thene qe mund te merrte nje lojtar te madh, cfare nenkupton Mazzarri me termin ‘lojtar te madh’?

“Sinqerisht per kete argument nuk kam folur me presidentin, sepse sic e keni pare kete jave, dhe sic ai e di une dua ta prek me dore skuadren dhe grupin, per te pare vlerat teknike. Dje, pas ndeshjes, kam bere nje raport per bashkepunetoret e presidentit dhe vete presidentin mbi indikimet e para nga skuadra, dhe do vazhdoj ta bej sa here te kete te reja. Ne baze te asaj cka mund te beje shoqeria, do te vleresohet nese duhet te nderhyet ose jo.”

Nje premtim per tifozet e Interit?

“Jam personi i fundit qe dua te bej premtime, kam folur shume me fakte ne 12 vitet e fundit. Fjalet ja u le te tjereve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.