Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Milito do te jete, Icardi ndoshta. Kuzmanovic ne dyshim, Kovacic me hapa gjigandi

Mazzarri: “Milito do te jete, Icardi ndoshta. Kuzmanovic ne dyshim, Kovacic me hapa gjigandi
Xhorxh Gellci

Konferenca e pare e shtypit per 2014 per Walter Mazzarrin: para ndeshjes te Olimpico kunder Lazio-s te trajnerit te ri Edy Reja, trajneri i Inter takon gazetaret ne Pinetina. Keto jane fjalet e tij:

Lazio ka kaluar disa dite te trazuara. Sa mund te ndikoje tek motivimet?
“Dikush si Reja mundet vetem te bashkoje ambientin, gjithashtu e njeh mire sepse i ka stervitur jo shume kohe me pare. Nese shohim lojtaret individuale tek Lazio do te jete nje ndeshje e veshtire, nese luajne sic dine mund te vendosin ne veshtiresi kedo”

Si te duket skuadra pas pushimit?
“U kisha thene te punonin, kane ndjekur te gjithe programet e Pondrellit. Te gjithe jane stervitur mire edhe keto dite, kam besim. I kam pare te karikuar, derby na ka bere mire per moralin, por duhet vazhdimesi dhe te jemi konkrete. Kunder Napolit kemi patur shume pakujdesi qe na kane kushtuar gola, por skuadra me ka pelqyer. Dua qe lojtaret e mi te luajne mire, shpresoj te ndodhe edhe neser. Pastaj rezultatet varen dhe nga situata te tjera.”

Si eshte Milito?
“Do te grumbullohet me siguri, ka bere shume ndeshje ne familje dhe e kam pare mire. Do te duhet pak kohe, heren e pare u rifut me Sassuolo dhe luajti disa minuta. Edhe jo ne forme perfekte mund te na ndihmoje dhe te jete i rendesishem. Jam i kenaqur qe e kam rekuperuar dhe qe e kam ne dispozicion.”

Po Interi beson vetem tek Palacio?
“Interi beson tek te gjithe, numrat thone kete. Palacio eshte finalizuesi me i mire, por edhe ai luan gjithmone per skuadren, eshte i vlefshem edhe kur nuk shenon. Por kjo eshte nje skuader ku shume lojtare kane shenuar, ndoshta me shume se sa kane bere zakonisht ne karrieren e tyre. E rendesishme eshte te prodhohet loje dhe te shenohen gola.”

Nje gjykim per ceshtjen Petkovic-Reja?
“Mendoj gjithmone per Interin, pastaj mendoj se nuk ka qene nje avantazh per ne. E kishim pare Lazion me pare, ishte nje skuader pak ne veshtiresi, ne Verona nuk kane bere nje ndeshje te mire per vleren qe kane. Ardhja e Reja eshte nje problem; por kur nuk i di gjerat plotesisht preferoj mos gjykoj.”

Sa ka qene e rendesishme te fitohej derby?
“Shume. Ne Itali shikohet shume klasifikimi, edhe ne qofte se skuadra eshte ne rritje dhe duhet te jesh tolerant. Megjithate mund te luash mire dhe te barazosh ose humbesh, dhe kur e ben me skuadra qe mendon se mund t’ja dalesh, djemte e ndjejne. Jam kurioz te shoh si do te futemi ne fushe kunder Lazios, duke shpresuar qe kemi marre me shume vetebesim.”

Ju shqetesojne nisjet e veshtira te Interit pas ndalesave?
“Traditat nuk kane rendesi, une shoh menyren si do te luaje skuadra. Me intereson te shoh lojtaret qe zbresin ne fushe ne maksimum sic ka ndodhur ne dy ndeshjet e fundit, njeren te humbur dhe tjetren te fituar.”

Si eshte Icardi?
“Perfitoj nga rasti te them qe ndoshta nuk do grumbullohet, ndoshta do e marrim neser ne momentin e fundit: ka grip, eshte ne dispozicion te mjekeve. Gjynah sepse ishte mire dhe po stervitej. Milito do jete dhe te shohim si do shkoje ndeshja. Ndeshjet luhen me 13-14 lojtare, dhe deri tani lojtaret me kane treguar qe edeh ndryshimet mund te japin nje shtyse.”

Sa kohe do te duhet per ta ripare Icardin ne maje?
“Ishte mire fizikisht, por kur arrihet maja duhet te stervitesh me vazhdimesi per te arritur formen maksimale. Pastaj eshte ritmi i ndeshjes, kush luan me vazhdimesi ben stervitje te rendesishme. Ky grip me shqeteson, nese nuk do te ndodhte do te ishte ne nje pike te mire per te luajtur shume minuta.

Per ke ben tifo mes Juves dhe Romes?
“Une mendoj per Interin, jam i projektuar per ndeshjen e neserme. Duhet te bejme 3 pike dhe te arrijme sa me lart te jete e mundur.”

Muaji i janarit do te jete nje provim per kushtet e Diego Milito dhe per te pare nese duhet nje sulmues tjeter?
“Milito eshte gjithsesi nje vlere e shtuar. Kam shpresuar gjithmone te kem ne dispozicion nje si ai edhe me ndeshjen ne vazhdim, eshte i rendesishem per ne. Keto jane konsiderimet qe dua te bej, mezi pres qe te perfundoje janari sepse si trajner shqetesohem per zerat e merkatos qe shperqendrojne skuadren.”

Perseri per Icardin: “E mbajme te izoluar edhe per te mbrojtur pjesen tjeter te skuadres. Mjeku do me jape te rejat, do te shohim nese mund te luaje neser, te shohim.”

Icardi dhe Milito jane ne te njejtin plan apo Milito duhet te rekuperoje dicka?
“Icardi stervitej prej kohesh dhe ishte mire, Diego eshte rifutur prej tre ditesh dhe ka patur nje demtim te ndryshem. Nga ana e freskise Icardi ishte me mire.”

Do te ndikohen zgjedhjet e tua nga koha se kur jane rekuperuar lojtaret, me pare ose me vone.
“Po. Une synoj shume ne pergjegjesite qe u jap lojtareve, dhe keto diskutime i bej balle per balle. Kisha thene qe doja ti gjeja ne nje menyre te caktuar dhe keshtu kane vepruar. Pastaj ne baze te faktoreve te ndryshem dhe konsiderimeve qe bej une, do te bej zgjedhjet me te mira ne leter, duke zgjedhur ata qe me japin me shume garanci. Por kur shoh qe sterviten ne maksimum, gjithcka zerohet.”

Kuzmanovic qe kemi pare ne derby mund te jape njelloj si mesfushor qendror apo i brendshem?
“E kam provuar ne disa pozicione, mund te beje edhe regjistrin sepse e ka bere ne te shkuaren. Ka eksperience, eshte mire dhe me sherben ne te treja rolet. Ne derby ka luajtur mire duke hyre me ndeshjen ne vazhdim, nuk e di nese mund ta beje nga fillimi. Duhet te rritet, do te shoh nese do te luaje titullar.”

Eshte realistike tani te mendohet te shkohet me shume se objektivat e fillim-sezonit?
“Une nuk kenaqem kurre. Duke pare situaten e veres dhe bilancin e shkelqyer, por duke pare sa kemi bere, “i bie murit me koke”. Mund te benim 4 pike me shume. Pastaj te mbarojme fazen e pare dhe te shohim ku do jemi. Sigurisht, besoj qe skuadrat e mia munden vetem te permiresohem ne asimilimin e automatizmave. Nje rritje kualiteti? Mendoj se kjo skuader mund te beje ndeshje sic ka i ka bere deri tani, dhe avash-avash duke qene bashke, mund te rritemi ne eksperience. Mundohemi te punojme mbi gjithcka.”

D’Ambrosio eshte nje lojtar qe te pelqen?
“Deri ne momentin qe nje lojtar nuk eshte i teseruar nga Inter, nuk flas.”

Kuzmanovic do te jete titullar?
“Eshte nje nga dyshimet qe kam. Pres te shoh edhe per te kuptuar si do luaje Lazio, do te shoh stervitjen e sotme dhe do te bej formacionin. Ai eshte nje nga 3-4 dyshimet qe kam.”

Pereira e Wallace?
Nuk do te fillojne titullare neser, kete mund ta them. Merkato? Nuk flas.”

Alvarez nga minuta e pare mund te jete nje mundesi?
“Po, keshtu si Kovacic, Kuzmanovic. Duhet te marrim ne konsiderate ekuilibrat taktike, kur luajtem te gjithe para me Parmen, pesuam tre gola. Kur dikush ben zgjedhjet, duhet te vleresohet ekuilibri i skuadres. Dua nje futboll te bukur qe jep pike.”

Icardi me grip e heq mundesine per dy sulmues?
“Milani me ne ka perdorur vetem nje sulmues… deri para ndeshjes me Milanin ishim sulmi me i mire i kampionatit, kjo do te thote qe prodhojme futboll. Kjo ka rendesi, pavaresisht perdorimit te nje apo dy sulmuesish: dua te krijoj shume raste goli, kete dua ta sqaroj. Nese do te mundesha do te luaja edhe me tre sulmues, por skuadra dhe ekuilibri eshte mbi gjithcka.”

Ka ndonje lojtar nga i cili pret dicka me shume ne 2014?
“Mendoj qe Kovacic po rritet sic dua une. Po ben hapa gjigandi jo vetem per lojen qe prodhon, por per ndihmen ndaj skuadres. Jane ato gjera qe do e bejne nje talent, besoj qe ne fazen e kthimit do permiresohet me shume. Si te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.