Mazzola: “Cragnotti me donte drejtor sportiv te Lazio, por une tek Interi…”
Ne nje interviste ne mikrofonat e Lalaziosiamonoi.it, ish-legjenda zikalter Sandro Mazzola ka zbuluar se ka qene shume afer Lazios se Cragnotti-t gjate eksperiences si drejtues interist: “Presidenti me telefononte shpesh, kishin nje raport shume te mire. Kerkonte qe une te behesha drejtori sportiv i Lazios, qe ti bashkohesha projekteve te tij, qe te ndihmoja Lazion te rriteshe. Ndihesha shume i vleresuar, por cdo here qe ne flisnim, ja beja me dije presidentit sesi, pavaresisht rolit qe kisha tek Interi ne ate kohe (Mazzola ka qene drejtor sportiv i Interit nga 1995 me 1999, ku u zevendesua nga Gabriele Oriali), nuk mund te lija ate qe e konsideroja ‘shtepine time’ me shume sesa shoqerine per te cilen punoja. Ndjenja te tilla nuk harrohen lehte”.