Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

977 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Samuel gati per te luajtur. Kam folur me Thohir, besoj se e ka kuptuar qe…”

Mazzarri: “Samuel gati per te luajtur. Kam folur me Thohir, besoj se e ka kuptuar qe…”
Xhorxh Gellci

Dita perpara ndeshjes kunder Hellas Verona, dhe Walter Mazzarri takon gazetaret ne konferencen e zakonshme te shtypit. inter.al u sjell te plota fjalet e tij.

Pse nuk keni folur te diel ne mbremje?
“Nese do te doja te flisja, do e kisha bere. Tani kam ndermend te flas vetem per Veronen dhe per ndeshjen qe do luajme neser.”

Merzitja ishte vetem per vendimet e te dieles ne mbremje apo per arbitrimet ne pergjithesi?
“Nuk eshte momenti per te bere keto diskutime, ndoshta ne te ardhmen do te kemi kohe, ne baze te interesave tona.”

Kovacic neser ne mbremje do te “rimbursohet” per zevendesimin parakohe?
“Ai eshte nje nga 3-4 dyshimet e mia per neser. Ne Torino i kam shpjeguar menjehere qe ishte nje zgjedhje logjike per menyren si shkoi ndeshja, dhe ai e ka kuptuar. Nese do te luaje, do te jete sepse do te jete i vlefshem.”

Dy pike ne tre ndeshje. Ka per t’u shqetesuar?
“Une shikoj paraqitjet, si luan skuadra. Rendesi ka cfare ben nje skuader gjate gjithe vitit, mund t’i pergjigjesha provokimit tend, por nuk me intereson. Kunder Torinos mund te ishte nje ndeshje e paharrueshme, shohim cfare ndodh kur nje skuader luan me 10 lojtare per 86 minuta. Une i kam komplimentuar djemte, pastaj rezultatet e dini si kane dale. Ne javen e tete, nje skuader vleresohet per menyren si luan dhe per parametra te tjere, qe shkojne pertej rezultatit.”

Ne tre ndeshjet e fundit, golat e pesuar jane rritur. Fakti lidhet me mungesen e Campagnaros apo me nje “ekuiliber te pergjithshem”?
“Me Romen ka qene nje ndeshje jonormale, me Cagliarin kemi dominuar, dhe kuqeblute kane gjuajtur vetem njehere porten; gjuajtjen e barazimit e keni pare te gjithe. Keto gjera mund te shpetojne, por ne futboll ndodhin edhe gjera te tilla. Por duhet te shohim si ka luajtur Interi ne trieste dhe ne Torino me 10 lojtare. Personat nga jashte duhet te vleresojne se si e transmetoj kulturen e punes, dhe Thohir e ka kuptuar kete duke ndjekur Interin.”

Cfare efekti ben te shohesh Veronen para jush?
“Komplimenta per Mandorlinin qe ka bere gjera te jashtezakonshme; luajne mire, jane te organizuar. Toni kur eshte mire, ben diferencen, dhe prane tij ka lojtare te zotet. Meritojne te gjitha piket qe kane, jane te veshtire per t’u perballur; duhet te jemi te kujdesshem ne fazen mbrojtese dhe ne detajet e vogla, te jemi te kujdesshem qe mos kemi frike te gabojme.”

Si i pergjigjesh Thohir qe thote se i pelqejne Mazzarri dhe Ventola?
“Kur nje pronar thote kete, jam i kenaqur sepse kupton qe i bej gjerat ne nje menyre te caktuar. Ne Itali shikohet shume rezultati, pa pare kontekstin dhe eshte dicka shume e keqe, jashte Italise nuk eshte kjo kulture. Nese ne shoqeri arsyetohet keshtu, do te bejme gjera te medha.”

Mbi Wallace dhe Olsen: jane te pjekur per nje shans te madh?
“Me pare flitet per rezultatet, pastaj per te rritur te rinjte. Por te biem dakord: per Olsen duhet te le jashte Cambiasso dhe Guarin. Ka shume gjera per te bere kete vit, dhe e vetmja gje qe duhet te shikohet eshte loja e skuadres dhe qellimi i njejte i te gjitheve. Na mungojne 2 ose 3 pike per menyren si shikohen gjerat, por pavaresisht te rinjve, kjo eshte skuadra e duhur per t’u kthyer kompetitive.”

Ranocchia eshte vetem nje mbrojtes qendror?
“Per menyren si e shikoj une, eshte me i pershtatshem per te luajtur ne qender. Mund te beje edhe role te tjera, por duke pare qe dy lojtaret anesore ne mbrojtje i dua agresive, eshte me mire te luaje ne qender. Por eshte i kompletuar.”

Si eshte Walter Samuel?
“Shume mire, eshte gati te hyje. Ne repartin mbrapa ngelen 5 lojtare dhe ka tre ndeshje ne nje jave, zgjedhjet e neserme varen nga ajo qe dua te bej ne Bergamo. Samuel eshte nje garanci, ndoshta i mungon ritmi i ndeshjes, por eshte gati te hyje nga minuta e pare.”

Cfare ka munguar te diel kunder Torinos? Nuk e keni filluar mire ndeshjen…
“Ne fillim te sezonit duhet t’u riktheja sigurite qe keta djem i kishin humbur ne kampionatin e fundit. Por per menyren si jemi nisur, nuk do te doja qe duke luajtur mire dhe duke marre shume komplimenta, te na dukej vetja te zotet duke nenvleresuar fazen mbrojtese. I kam bere djemte te reflektojne mbi kete; kur disa gjera behen mire, shprehemi me mire ne sulm. Pastaj nese lojtaret e Kombetareve vijne me vonese, ndodh qe ne Torino skuadra kundershtare te niset me ate pak adrenaline me shume qe na ka çorientuar. Por ne pese minutat e para mund te ndodhe qe skuadra pritese te nise me fort, por para golit te tyre kemi patur dy raste te mira kur ishim 0-0 me 10 lojtare. Aksione te rendesishem nga ata kemi pare pak dhe kemi shenuar 3 gola ne transferte. Pa ate episod dhe ate te Bellomo, ku kemi qene te pafat, po fitonim me 10 lojtare. Pjesa tjeter eshte per tu vleresuar: karakter, vendosmeri.

Belfodil ka fituar pozicione ne krahasim me Icardin?
“Icardi nuk ka akoma 90 minuta ne kembe, nuk eshte mire fizikisht. Belfodil duhet te kuptoje levizjet e skuadres. Pastaj mund te luaje ne shume pozicione, por me kusht qe te kuptoje si te jete i zgjuar taktikisht.”

Keni patur rastin te flisni me Thohir?
“Ceshtjet e shoqerise i mbaj per vete. Sigurisht kam patur kontakt me Thohir, pjesen tjeter nuk them asgje.”

Interi, sipas teje duhet te jete me cinike dhe e kujdesshme ne mbrojtje. Si po punon mbi keto aspekte, mbi te gjitha mentale?
“Duhet te rigjejme ate pak kujdes per detajet ne fazen mbrojtese. Duke luajtur mire, duke i vendosur poshte kundershtaret, ekzaltohemi dhe nuk kjo eshte shume mire. Me Romen, golat kane lindur nga kundersulmet, neser kemi perpara nje nga skuadrat me te frikshme, dhe do mundohemi te jemi te kujdesshem dhe mos nenvleresojme asgje.”

Nuk e keni njohur mire Samuele Longo, qe ne Verona nuk ka gjetur hapesire. Eshte e vertete qe i keni keshilluar te shkoje tek Livorno? Dhe ju shqeteson situata e tij?
“Kur dikush eshte i ri, mjafton te gjeje vitin e duhur. Nuk kam menduar shume per te, kur kam ardhur kisha prioritete te tjera, dhe ne skuader ishim shume, prandaj dikush duhet te largohet. Nese jane te rinj, eshte e rendesishme te kene karakter per t’u rinisur, nuk jane 1 ose 2 vjet qe ndryshojne gjerat.”

Campagnaro sa kohe do mungoje?
“Cfare te behem une, kirurg? Jane pyetje absurde… Doktori e di demtimin dhe ditet qe duhen, pastaj po mundohemi ta rekuperojme me shpejt. Por une nuk mund ta di, nuk e di as nese do rekuperohet per ndeshjen me Udinesen. Dhe nese do te luante si me Argjentinen nuk do na sherbente, duhet te jete ne maksimum si ne fillim te kampionatit. Kur te sherohet do them me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.