Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Objetivi eshte Europa, Zanetti zv. president, Mazzarri dy vjet me ne.”

Thohir: “Objetivi eshte Europa, Zanetti zv. president, Mazzarri dy vjet me ne.”
Xhorxh Gellci

MILANO – Ne fund te mbledhjes te Keshillit te Administrimit te dites te djeshme, vijne fjalet e presidentit Erick Thohir:

Emocione per sezonin e ri? Si ka shkuar takimi i sotem?
“Sot kemi bere nje takim per buxhetin e UEFA-s, sepse, sic dihet, fair play financiar eshte shume prane duke pare qe do te luajme ne Europe dhe ndoshta ne Champions vitin e ardhshem. Jemi te detyruar te respektojme ligjet. Kemi folur edhe per mundesite per disa ndryshime ne menaxhim dhe po marrim nje drejtor marketingu, po trajtojme sponsorizime te reja internacionale. Duke sjelle nje grup te ri qe do te kujdeset per te ardhurat, shpresojme te konkurrojme me klubet e medha. Inter eshte nje prej tyre.”

Ka zyrtarizime mbi vendimet mbi stafin, psh Cordoba dhe Zanetti?
“Klubi ka gjetur nje marreveshje me Javier Zanettin per nje kontrate dy vjecare. Do te jete zevendes presidenti i Interit. Shoqeria ka vendosur te terheqe fanellen me numrin 4, e cila nuk do te perdoret me. Natyrisht ne aspektin e skuadres te pare do te kete shume levizje. Kemi folur gjate une, Marco Fassone, drejtori gjeneral Ausilio dhe trajneri Mazzarri per te permiresuar skuadren jo vetem ne fushe, por edhe jashte saj. Nuk dua te them qe ka persona me shume ose me pak te zotet, por ne duhet te permiresojme situaten, te konsolidojme skuadren dhe te vendosim objektiva. Viti i shkuar ka ikur, tani duhet te qendrojme ne Europe dhe nuk mund te deshtojme.”

Mazzarri do te ket enje dispozicion nje skuader per te synuar Champions Leaguen?
“Per te luftuar per te fituar Champions League kemi nevoje per kohe. Gjeja me e rendesishme eshte te arrijme objektivin europian. Eshte e rendesishme te kemi nje skuader te forte, por besoj qe shpesh gabohet. Nese mendojme per Costa Rica e Boteror, eshte kualifikuar. Vlera e pergjithshme e ekipit te Costa Rica eshte 26 milion euro, duke e krahasuar me Italine qe eshte prej 250 milion. Eshte e rendesishme te kesh nje skuader te forte, jo vetem ne personazhe. Eshte e rendesishme edhe menyra e lojes, por kemi nevoje te krijojme nje skuader unike.”

Do te jete M’Vila pasardhesi i Cambiasso?
“Eshte shpejt per ta thene. Ndonjehere ne Itali, 2 jave para fundit te merkatos ka shume levizje. Kjo do te jete eksperienca ime e pare e merkatos tek Inter. Do te duhet kohe.”

Atletico Madrid deshiron Icardin dhe Handanovic. Keni marre oferta?
“Kam degjuar nga drejtori sportiv qe kane folur, por na takon ne te vendosim nese do mbajme apo do shesim. Eshte e rendesishme qe Inter te ndertoje nje skuader te forte per sezonin e ardhshem. Nuk mendoj qe ka diskutime ose vendime mbi lojtare qe per momentin duam ti mbajme.”

Ju pelqen Cerci?
“Fakti qe e konsideroja pozitiv futjen e Cerci dhe Immobile ne 11-shen titullare te kombetares, nuk do te thote qe ka nje interesim specifik.”

Na thoni ndonje gje per Mazzarrin?
“Drejtuesit kane folur me trajnerin dhe se shpejti mund te firmosim nje marreveshje. Kemi folur per zgjatjen e kontrates prej nje viti, prandaj do te kemi dy sezone te plota me te dhe besoj qe eshte nje vendim i drejte, sepse viti i shkuar ka qene nje vit tranzicioni. Tani vjen sfida, kete vit dhe te ardhshmin, dhe duhet te ndertojme nje skuader te forte se bashku me te. Besoj plotesisht qe ne kete moment tranzicioni nuk duhet menduar vetem per ndryshime, por kemi nevoje per stabilitet ne skuader. Eshte pozitive te rritemi me Mazzarrin, por ne te njejten kohe, duhet te gjejme lojtare qe mund te luajne se bashku.

Objektivi real i Interit per sezonin e ardhshem?
“Objektivi jone eshte Europa, dhe prej aty do shohim. Nuk dihet kurre, Costa Rica eshte kualifikuar, do te shohim nese Shtetet e Bashkuara do te jene te afta te bejne te njejten gje kunder Belgjikes. (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.