Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Mazzarri tek Kovacic, duke kaluar nga Handa. Per Scudetton, mundemi!

Nga Mazzarri tek Kovacic, duke kaluar nga Handa. Per Scudetton, mundemi!
Xhorxh Gellci

Ishte prej koheve te Mourinhos qe tek Inter nuk ndjehej kjo atmosfere. Tani duket se shoqeria eshte plotesisht dakord me projektin Mazzarri, aq sa po punon per nje ide te re dhe te qarte. Gazzetta dello Sport, ne numrin e sotem analizon pikat kyce te Interit te ri, qe, pse jo, mund te jete kompetitive per te fituar scudetton.

Por nga vjen nje bindje e tille? Nga 5 pika themelore:

MAZZARRI – Nga te gjithe traineret e marre pas Jose Mourinhos, Walter Mazzarri eshte me i besueshmi. Eshte e vertete, se permiresimi nga viti i shkuar nuk do te jete i veshtire, por ish tekniku i Napolit duket nje pike nisjeje e shkelqyer. Dhe karriera e tij tregon se eshte nje trainer i afte, qe arrin suksese gjithmone.

HANDANOVIC – Eshte pika e nisjes. Skuadrat e medha kane patur gjithmone portiere te medhenj. Nese eshte e vertete qe numri 1 zikalter ka shume merkato, dhe ndoshta eshte i vetmi qe mund te sjelle te ardhura te medha, shitja do te thoshte te hapeshin boshlleqe shqetesues. Sot, ne bote, kush eshte portier me i mire ose i barabarte me Handanovic? Neuer dhe Buffon. Dhe nuk do e zevendesojme me Cech ose Cassillas.

LOJA – Loja e Mazzarrit perfshin shume lojtaret e krahut, qe jane nje pike themelore e skemave te tij. Vrapojne, mbulojne gjithcka dhe nese Isla do te merrte veten nga sezoni i dobet qe kaloi, mund te jete nje arme e rendesishme, nese mendohet lojtari qe ishte para dy sezonesh ne Udinese.

KOVACIC – Ne keto muaj eshte kuptuar qe eshte i zoti, qe ka talent edhe vizion, por diskutimi ka qene mbi rolin e tij. Dikush e donte mesfushor para mbrojtjes, dikush mbrapa sulmuesve. Mazzarri vete ka sqaruar ku do te luaje kroati: “Mbrapa sulmuesve si Hamsik”. Edhe Hamsik vete e ka kuptuar: “Per fat te keq, Mazzarri do e ngreje Interin lart.”

SULMUESI – Gjithmone, sulmuesit e drejtuar nga Mazzarri kane patur sukses dhe kane shenuar shume gola. Reparti i sulmit te Interit eshte plotesisht i kompletuar. Milito eshte gati te rikthehet, dhe Icardi gati ta ndihmoje. Pa harruar Palacio, sulmues ‘i levizshem’, sic i pelqen Mazzarrit.

PA EUROPE – Interi nuk do te luaje ne Europe, ashtu si Juventus ne sezonin e pare te Contes, i cili fitoi Scudetton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.