Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,615 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzola: “Jo Pellegrinit me Morattin. Me mire Thohir.

Mazzola: “Jo Pellegrinit me Morattin. Me mire Thohir.
Ardis
  • On 24/09/2013, 12:30

Sandro Mazzola, ish futbollist dhe dirigjent, dhe simbol i Interit. Ka folur, ne nje ekskluzive  ne Processo del Lunedi per raportin e tij me familjen Moratti, i cili ka jetuar ne te dyja epokat dhe ka qene nje engjell ne strukturat zikalter te Massimo-s:

Cfare eshte Interi per familjen Moratti?
Per ata Interi eshte si nje femije. Ne kohet e Angelo Moratti-t nuk behej shkembimi i dhuratave te Krishtlindjeve ne Appiano, por shkonin te gjithe ne shtepine Moratti sepse Interi duhet te ishte nje familje. Massimo ka mbajtur te njejtin qendrim, te njejtin pasion.

Cfare raporti kishit me Angelo Moratti-n?
Me Angelo Moratti-n kishte shume diference moshe. Atehere ne moshen 14 vjec kur firmosje nje kontrate, e firmosje deri ne perjetesi. Kontraten e bera me drejtorin e pergjithshem. Nje vit me vone me therret Moratti dhe me thote te shkoje ne zyrat e Saras per te firmosur menjehere me te nje kontrate te re. Kalova nga 60,000 lireta ne 13 milione dhe shifren ma propozon ai.

Kujtimi me simpatik nga Massimo Moratti?
Me kujtohet se e kishte gjobitur Ronaldon sepse kishte ndenjur deri vone ne darke. E kisha kapur dhe dy here te tjera me pare, por mbasi kishim vene pikat mbi I per te konfirmuar gjoben Moratti ne nje nga telefonatat me shume miresi me thote: “Sandro, Ronie-n e leme fare, nuk duhet ta gjobisim sepse ai ben perhere shuma gola. Ne vend te gjobes beje qe te punoje dy here me shume!.

Perse ne fund raporti si dirigjent u nderpre?
Raportin tim me Interin nuk e kam kuptuar perse nuk vajti perpara. Ka shume mundesi isha shume i ashper ne menaxhimin e shoqerise, kisha kontraten ne perfundim dhe ne fund nuk mu rinovua. Fatkeqesisht keshtu vajti, por dua te perseris se raporti im me presidentin Moratti ishte dhe eshte shume optimal.

U fol per nje Pellegrini qe propozoi nje plan Moratti-t qe te lejoje ate te mbaje Interin ne duart e italianeve…
Nuk mund te shkonte perpara dyshja Moratti-Pellegrini, ne asnje menyre. Sigurisht, nderkohe, ne rast se kalimi i pronesise tek Thohir arrin te shkoje ashtu sic flitet neper gazeta, mund te jete nje kalim historik per Interin qe do te behej akoma me shume europiane ne kete kendveshtrim.

Cfare besoni se mund te jape Thohir per Interin?
Besoj se mund ti jape rregulla te reja dhe nje strukture te shoqerise ndryshe nga aktualja. Sigurisht do te duhen shume para per te arritur te rikonstruktosh jo vetem ekipin, por edhe te gjithe shoqerine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.