Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,009 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbaye: “Ne Livorno kam mesuar shume. Inter eshte nje enderr por…”

Mbaye: “Ne Livorno kam mesuar shume. Inter eshte nje enderr por…”
Ardi Deda

Inter vitin e ardhshem do te rifilloje edhe me ndonje lojtar te ri te gatshem per tu kthyer ne baze pas huazimit. Ky mund te jete rasti i Ibrahima Mbaye, lojtar anesor i datelindjes 1994 qe kete sezon ka bere shume mire me Livornon, me vazhdimesi ne paraqitjet e tij dhe me nje killer instict perpara portes. Per te folur per sezonin e sapombyllur me Livornon dhe per te ardhmen e tij FcInterNews.it ka intervistuar ekskluzivisht te riun senegalez. Ja dhe fjalet e tij:

Sa jeni rritur tek Livorno dhe si e gjykoni sezonin tuaj?

“Tek Livorno kete sezon kam mesuar shume gjera, e gjithe kjo fale shokeve te mi dhe trajnereve qe me kane ndihmuar shume. Nuk ka shkuar keq, sigusrisht qe do te kishte qene shume me mire nese do te kishim shpetuar Livornon. Per fat te keq nuk ndodhi keshtu dhe na vjen keq te gjitheve”.

Endrra eshte ajo per tu kthyer tek Inter ne te ardhmen?

“Te luash tek Inter eshte nje enderr per te gjithe. Do te ishte nje gje e bukur te kthehesha, por kete gje nuk e vendos une. Une mendoj vetem te luaj, te mesoj dhe te fitoj akoma pervoje”.

Cili ka qene momenti me i mire i ketij sezoni?

“Do te zgjidhja te gjithe vitin, sepse ka qene nje eksperience e bukur dhe dua ti falenderoj te gjithe shoket, trajneret, drejtuesit, tifozet, te gjithe qytetin e Livornos. Dua te falenderoj vecanerisht trajnerin Davide Nicola”.

Ku duhet te punosh per tu permiresuar?

“Mendoj se duhet te permiresohem per gjithcka, kam akoma shume gjera per te mesuar”.

Per tu rritur me tej mendon se eshte me mire te luash me vazhdimesi apo te rrezikosh te ulesh ndonjehere ne pankine me Interin?

“Sigurisht duke luajtur fiton me shume eksperience, rritesh dhe meson me shume”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.