Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stankovic: “Une ideal per Mazzarrin? Ai ka modele te tjera. Me lamtumiren e argjentinasve…”

Stankovic: “Une ideal per Mazzarrin? Ai ka modele te tjera. Me lamtumiren e argjentinasve…”
Ardi Deda

Ne perfundim te konferences per shtyp te mbajtur ne San Siro nga Walter Mazzarri, nga stadiumi Meazza ka folur dhe Dejan Stankovic, “il Drago” qe me Interin ka bere historine. Jashte portave te San Siro, Deki eshte ndalur perpara mikrofonave te Sky per te promovuar nje kauze fisnike qe menjehere mund te ndihmoje, vendet ballkanike qe ditet e fundit jane goditur nga nje katastrofe natyrore.

Pervec se ka promovuar kete kauze kaq te rendesishme, Dejan ka folur shkurtimisht dhe per Interin aktual. Po ju sjellim fjalet e tij: “Une tipi i lojtarit qe i nevojitet Mazzarrit? Une e kam dhene tashme kontributin tim, ndoshta trajneri Mazzarri sheh nje lloj tjeter futbolli, nje tjeter menyre pozicionimi ne fushe dhe modeli i tij, sic ka deklaruar sot, eshte Luis Gustavo. E rendesishme eshte qe vitin e ardhshem te kthehemi ne nivele te larta. Si e shoh Interin? Ne jete ka ulje dhe ngritje, cikle qe fillojne dhe perfundojne, me lamtumiren e 4 miqve te mi hapet nje epoke e re tek Inter. Duhet ndertuar shume dhe i duhet dhene kohe dhe mbi te gjitha mbeshtetje dhe besim. Une nuk kam dyshime qe familja zikalter do te rritet akoma. Neser eshte 22 maj, kane kaluar 4 vite nga ai Champions? Eh po, emocione te bukura, kujtime te bukura (buzeqesh)”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.