Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

919 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato – Gati sulmi i Interit per sulmuesin e Barcelones: ja shifrat dhe detajet e ofertes zikalter

Merkato – Gati sulmi i Interit per sulmuesin e Barcelones: ja shifrat dhe detajet e ofertes zikalter
Inter Club Staff

Mund te kishte qene nje futbollist i Interit ne vere sepse u perfol per shume kohe e me pas mund edhe te kishte perfunduar tek Roma.

Por nderkohe qe a i shkoi ne aeroport per te udhetuar drejt Romes, Malcom mori nje oferte nga Barcelona dhe nderroi rruge: kush nuk do ta kishte bere?

Por per Malcom ne Spanje nuk ka pasur hapsirat e nevojshme dhe ka shenuar vetem 3 here e ka luajtur 15 ndeshje: per tu theksuar qe njerin prej ketyre golave e ka shenuar pikerisht ndaj Interit.

“E verteta eshte se Malcom eshte blere si nje “siguri” nese Dembele do te kishte ende probleme sepse pas sezonit te tij te pare ishin rritur shume dyshimet nese ai do te ambjentohej tek Barcelona sepse sjellja e tij jashte fushe nuk ishte nder me te mirat.

Por ne sezonin e tij te dyte, francezi duket se eshte bere mjaft i rendesishem per Barcelonen dhe e ka lene brazilianin totalisht ne hije e ka bere qe ky i fundit te luaje vetem copeza ndeshjesh.

Keshtu shkruan Pietro Guadagno per Corriere dello Sport por nuk ndalet me kaq.

“Interi nga ana e saj duket se eshte duke e menduar qe lojtarin tja kerkoje Barcelones ne vere. Ne javet e kaluara Ausilio ka udhetuar gjithe Europen per te ndertuar kontakte me klube dhe me lojtare qe po ndiqen me kujdes.”

“Ai ishte edhe ne ndeshjen e Barcelones ndaj Lyon pikerisht per ta pare ate ne aksion. Do te llogaritet mire kosto dhe do te mendohet oferta qe do te behet per lojtarin.”

“Por Interi mund ta kerkoje ate ne huazim duke pare se po luan shume pak dhe ai kerkon me shume hapsira duke menduar edhe nje largim nga Spanja.”

“Tani qe nuk ka me limitet e Settlement Agreement per zikalterit, ai mund te vije edhe ne huazim me detyrim blerje. Nuk ben me asnje diference.”

“Por do te duhet qe te flitet shume mbi shifrat e ketij operacioni. Barcelona vitin e shkuar pagoi per te 40 milione euro. Nderkohe Interi nga ana e saj deshiron te ofroje deri maksimumi 30 milione per kartonin e tij”, e mbyll Corriere artikullin e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.