Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato Inter, gati goditja numer 2 ne merkaton e veres e sponsorizuar totalisht nga Conte

Merkato Inter, gati goditja numer 2 ne merkaton e veres e sponsorizuar totalisht nga Conte
Inter Club Staff

Interi vazhdon te jete shume aktive ne merkato edhe pse futbolli eshte ndalur tashme. 

Antonio Conte deshiron me ngulm nje sulmues per te pasur siguri ne stol sa here qe deshiron te ndryshoje dicka gjate lojes dhe per te zevendesuar Romelu Lukaku.

Profili me i kerkuar ne listen e sulmuesve qe i ka vene Marotta ne dispozicion, eshte ai i Oliver Giroud.

Ne janar sulmuesi francez ishte nje hap larg ardhjes tek Interi, por pati nje terheqje mbrapa nga ana e Chelsea ne ate kohe.

Transferimi keshtu qe deshtoi ne fund te merkatos se dimrit ka shume mundesi qe te konkretizohet ne vere.

Sipas Corriere dello Sport, ne mendjen e lojtarit tashme eshte prej kohesh vetem klubi zikalter: “Goditja numer dy e merkatos se veres zikalter 2020 mund te priste, duke pare situaten, por Marotta and CO. nuk duan qe te humbasin asnje mundesi qe jep merkato.”

“Per cfare do te vije Giroud? Ai do te vije tek Interi si nje lojtar ne skadence kontrate dhe do te pranoje nje rol tek zikalterit si sulmues i katert.”

“Ai do te zevendesoje numerikisht Sebastiano Esposito i cili do te largohet ne huazim por bashke me te edhe Alexis Sanchez do te kthehet ne Angli.”

“Mbase do te duhet te presim edhe per disa kohe, por nese do te ishte per francezin, ai tashme do i kishte bere bagazhet me kohe per Milano.”

Per momentin, e vetmja siguri ne sulmin e Interit per sezonin e ardhshem eshte emri i Romelu Lukaku.

Kjo sepse Lautaro Martinez kerkohet me ngulm nga Barcelona dhe mund te ndodhe gjithcka, ndersa Sanchez dhe Esposito do te largohen.

Ja pse Interi nuk deshiron qe te humbase nje okazion me parameter zero per nje lojtar si Giroud per te cilin sponsorizon si i cmendur Antonio Conte.

“Francezi nuk ka ndalur kurre se menduari per Interin duke pranuar gjithmone se do te punonte me kenaqesi me Antonio Conten.”

“Ai ka gati nje kontrate dy vjecare me nje opsion per nje vit te trete.”

“Ne rastin e Giroud – qe vetem nje vit me pare ka shenuar njembedhjete gola ne Europa League me Chelsean – korsia preferenciale me Interin ekziston dhe eshte e vertete. Ai ka sponsor Conten, ashtu si kishte Lukaku vjet. Prandaj shanset qe te ndodhe jane goxha te larta.”

Po pse thote Corriere dello Sport se Giroud do te jete goditja numer dy e merkatos se veres? Sipas tyre, Interi ka vene duart edhe mbi Marash Kumbulla dhe do te jete pikerisht shqiptari goditja e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.