Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MERKATO – Ne qershor Ausilio do te duhet te marre nje vendim shume te veshtire: ja per cfare behet fjale

MERKATO – Ne qershor Ausilio do te duhet te marre nje vendim shume te veshtire: ja per cfare behet fjale
Ardis
  • On 17/11/2018, 19:17

Zikaltrit po planifikojne levizjet e te ardhmes dhe ne mbrojtje jane dy lojtare me valixhet ne dore.

Ne futboll gjerat ndryshojne shume shpejt dhe ne kete rast jane edhe dy sinjale qe bejne nje prove. Inter-i po planifikon te ardhmen, dhe e ben duke u nisur nga themelet solide te nje projekti qe me ne fund jane vendosur baza konkrete qe e lejojne Spalletti-n dhe drejtuesit te organizojne levizjet qe do te garantojne zikalterve kapercimin e metejshem ne te ardhmen.

Ne Appiano Gentile dicka do te ndryshoje, eshte dicka e qarte, per me teper, dikush per te thene te verteten eshte me valixhe ne dore, duke filluar nga reparti i mbrojtjes.

Andrea Ranocchia eshte ne skadence kontrate dhe Joao Miranda mund te vendose qe te luaje ne atdheun e tij, nje vit perpara se te mbaroje kontrata e tij me zikaltrit, e cila skadon me 30 qershor 2020.

PROFILE ME INTERES PER AUSILIO-n – Dy largime qe nuk e kapin te surprizuar Ausilio-n, tashme po punon per ti zevendesuar sa me mire. Per dy mbrojtes ekspert qe mund te largohen, do te transferohet nje mbrojtes i ri me perspektive dhe nje profil me i maturuar, qe eshte mesuar me veshtiresite e kompeticione nderkombetare.

Radaret e Inter-it jane fokusuar vazhdimisht tek Joachim Andersen, mbrojtesi i Sampdoria-s vitlindja 1996. Sic ndodhi ne te kaluaren me Skriniar, Spalletti eshte informuar personalisht me Marco Giampaolo.

Duke marre komente te detajuara dhe referenca prej te predestinuari, te cilat te kombinuara me raportet teknike te scout-eve, e shtyjne Inter-in qe te futet ne loje per kete djalosh, mbi te cilin kane shfaqur interes edhe Juventus-i me Arsenal-in. Emri tjeter qe i bashkangjitet interesit te Inter-it, vjen pikerisht nga Premier League, eshte ai i Jan Vertonghen, qe i skadon kontrata me Tottenham ne qershorin e ardhshem.

NJE ZGJEDHJE E RENDESISHME – Keto jane dy emrat ne listen e Inter-it, por qe ne qershor mund te kushtezohet qe te marre vendime te rendesishme: veren e kaluar zikaltrit kane refuzuar oferta mbi 50 milione € per Milan Skriniar, shifer qe mund te dyfishohet brenda disa muajve, kur klubet e medha mund te ofrojne edhe 100 milione € per mbrojtesin sllovak.

Kjo gje lexohet edhe ne BleacherReport, qe shpjegon sesi Koulibaly dhe Skriniar do te luajne per cmimin e mbrojtesit me te paguar ne histori. Nese Inter-i do te vendose te shese qendermbrojtesin e forte, Andersen dhe Vertonghen nuk do te mjaftonin per te mbushur zbrazetine dhe Inter-i do te kushtezohej te gjeje nje titullar ne krah te De Vrij, duke bere revolucion – dhe jo te paket – ne mbrojtjen aktuale ne dispozicion te Luciano Spalletti-t.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.