Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,257 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan-Inter 0-1, 03/03/2002 – Kur mjafton vetem nje gju…

Milan-Inter 0-1, 03/03/2002 – Kur mjafton vetem nje gju…
Ardis
  • On 12/02/2014, 15:30

Episodi numer nente per rubriken RewInter, qe do te pershkruaje nje ndeshje te fituar nga zikaltrit, shume domethenese persa i perket viteve te Presidences se Massimo Morattit. Nje ndeshje qe eshte fituar me fat e vertete, por sigurisht e merituar, per deshiren per te fituar dhe se u treguan “mizore” per 90 minuta. Sezoni eshte i pari per Hector Raul Cuper, ose ndryshe sezoni 2001-2002, nje vit (per zhgenjimin e te gjithe popullit zikalter) qe do kujtohet perhere si ajo e “5 majit”. Dhe nuk eshte e nevojshme per ta kujtuar per ndonje motiv ne vecanti…

Sezoni, sipas numrave, gjithsesi pozitive per lojtaret e “Hombre vertical”, qe do e mbylle kampionatin ne vend ne trete mbrapa Juventusit te Marcello Lippit dhe Romes, qe vitin qe do te vije do te fitoje kampionatin me Fabio Capello. Ne kupen UEFA, rrugetimi do te nderpritet vetem ne gjysemfinale kunder Feyenoord, skuader qe do te fitoje kompeticionin. Viktimat ishin te shumta dhe me gjithe respekt: zikaltrit, ne fakt do te eleminojne – sipas rradhes – FC Brasov, Wisla Krakow, Ipswich, AEK Athines dhe, mbi te gjitha, Valencian, ne ndeshje “epike”. Ne Coppa Italia, rrugetimi nderpritet ne cerekfinale, u eleminuan nga Udinese, mbas humbjes jashte ne Friuli me rezultatin 2-1 dhe barazimi ne Meazza 2-2.

Sezoni do te kujtohet edhe per dy episode te tjera qe do te mbeten, per arsye te ndryshme, ne mendjen e tifozeve interiste: 12 dhjetor 2011, iken nga kjo bote mitiku dhe historiku avokati Peppino Prisco, zevendes presidenti legjendar interist, pak dite sapo kishte mbushur 80 vjec, ndersa ne fund te kampionatit, i shumedashuri Ronaldo kerkon shitjen tek Real Madrid, duke kaluar nga “idhull” ne tradhtar ne harkun e pak oreve. Fiton me pas ne dhjetor te te njejtit vit Topin e Arte te dyte.

Kthehemi tek derby, Interi u tregua skuader cinike dhe konkrete, duke shfrytezuar 12 minuta nga perfundimi nje devijim te zgjuar te sulmuesit zikalter Christian Vieri qe shenon gol ndaj mbrojtesit ekstrem kuqezi Christian Abbiati dhe merr tre pike te rendesishme.

EPISODI 9
Serie A, java 25: Milano, Stadiumi “Giuseppe Meazza”.
Milan-Inter 0-1

Stadiumi “Giuseppe Meazza” qe si cdo derby e mbushur tejpertej per nje ndeshje qe vlen shume, dhe mbi te gjitha per Interin, qe vinte nga 7 pike fituara, barazimi brenda ne shtepi kunder Torinos, humbja kunder Bolognes dhe fitoret kunder Verones dhe Udineses. Milani, nga ana e tij, ne 4 ndeshjet e fundit kishte arritur te merrte 3 barazime te njepasnjeshme dhe fitoren kunder Venezias, por sezoni nuk do te ishte shume i mire per kuqezinjte, duke u pozicionuar ne vendin e katert ne kampionat dhe te drejten per ne paraeleminatoret e Champions. Kampionati nis me turkun Fatih Terim, por me pas zevendesohet ne nentor nga Carlo Ancelotti.

Persa i perket formacioneve, tekniku argjentinas Cuper paraqitet si zakonisht me modulin 4-4-2 me Toldon ne porte, mbrojtja e perbere nga Cordoba, Materazzi, kapiten Zanetti dhe Gresko, dyshja qendrore e mesfushes Di Biaggio-Cristiano Zanetti, ndersa ne krah ishin Seedorf dhe Chino Recoba. Perpara dyshja e sulmit i besohet Bobo Vieri dhe Nicola VentolaAncelotti zgjedh modulin 4-3-1-2 me Abbiatin ne porte, mbrotja e perbere nga Contra, Costacurta, Roque Junior dhe Chamot, mesfusha me tre me Gattuso, Albertini dhe Kaladze, per te perfunduar me Rui Costa mbrapa Jose Mari dhe Shevchenko.

Ndeshja e pare zyrtare midis Cuper dhe Ancelottit. San Siro eshte gati, arbitri Collina gjithashtu, dhe keshtu mund te filloje.

Vetem mbas 3 minutash Recoba ve ne levizje Abbiatin nga nje goditje denimi, qe nuk e shqeteson shume portierin kuqezi. Milani qe pergjigjet me nje aksion interesant te Sheva-s nga krahu i majte i Toldos. Pjesa e pare mbaron me portat e paprekura.

Ne pjesa e dyte, do te shikojme lojtaret e Cuper autore te nje loje te bukur, duke filluar me Recoba, Seedorf dhe Vieri, por goli nuk vjen. Po sulmuesi azzurro frikson Milanin me nje aksion te bukur mbas nje stopimi te papare, por topi perfundon lart siper traverses. Jose Mari dhe Shevchenko provojne per kuqezinjte, me kete te fundit qe me nje gjuajtje nga jashte zone kerkon te vere ne veshtiresi Toldon. Mbas nje faze konfuze dhe nervoze te ndeshjes vjen dhe momenti deciziv i ndeshjes, numri 32 zikalter qe mbas “nje-dy” me shokun e repartit Nicola Ventola qe godet topin, i afrohet topit qe priti Abbiati dhe e godet me gju dhe shenon gol ndaj Milanit ne minuten e 78.

0-1 dhe tre pike per Interin, qe vazhdon te qendroje ne krye te klasifikimit. Edhe kesaj rradhe, qielli i Milanos eshte… zikalter.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-3-1-2): 32 Abbiati 5 Costacurta (24 Laursen 74′) 25 Roque Jùnior 22 Contra 16 Chamot 8 Gattuso 4 Albertini (33 Ba 80′) 13 Kaladze 10 Rui Costa 14 José Mari (19 Javi Moreno 86′) 7 Shevchenko
Pankina: 1 Rossi 34 Umit Davala 21 Pirlo 69 Simone
Trajner: Carlo Ancelotti

INTER (4-4-2): 1 Toldo 2 Cordoba 23 Materazzi 4 Javier Zanetti 24 Gresko 14 Di Biagio 6 Cristiano Zanetti 10 Seedorf 20 Recoba (7 Conceiçao 67′) 78 Ventola (3 Kallon 81′) 32 Vieri
Pankina: 12 Fontana 13 Simic 17 Serena 21 Beati 11 Guly
Trajner: Hector Raul Cuper

Arbiter: Pierluigi Collina i seksionit te Viareggio

Goleshenues: 78′ Christian Vieri

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.