Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Milan, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: nje super lajm per zikalterit eshte edhe rikthimi ne dispozicion i Alexis Sanchez!

INTER-Milan, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: nje super lajm per zikalterit eshte edhe rikthimi ne dispozicion i Alexis Sanchez!
Inter Club Staff

Rikthehet kampionati dhe rikthehet derbi i Milanos, nje sfide e shumepritur kjo.

Milani eshte ne krye te klasifikimit me pike te plota dhe ne avantazh e natyrisht, edhe shume te ekzaltuar.

Nderkohe, vine nga nje barazim ne Rome ndaj Lazio, e mbi te gjitha, prej ditesh ne nje situate delikate duke pare sa shume raste me Covid19 ka pasur ne skuadren zikalter por edhe prej rikthimeve te vona ne kombetare te amerikanolatineve.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte nuk eshte ankuar per asgje ne konferencen per shtyp, edhe pse do te kishte pasur nje motiv shume te madh.

Tekniku zikalter do te jete i privuar nga i skualifikuari Sensi (edhe sot Irrati do te jete ne VAR ashtu si ne Rome…), nga i demtuari Vecino, dhe nga pozitivet me virus (Bastoni, Gagliardini, Nainggolan, Skriniar, Young e Radu).

Pra, gjysma e skuadres jashte. Nderkohe, ne mes te gjithe kesaj eshte edhe Sanchez, i cili nuk eshte ne gjendje optimale por lajmi i mire eshte se ai eshte rikthyer i gatshem.

Formacioni do te jete shume i detyruar, me D’Ambrosio dhe Kolarov perkrah De Vrij dhe Perisic me Hakimi ne krah.

Ne mesfushe vetem nje balotazh: Brozovic ne avantazh ndaj Eriksen per te kompletuar mesfushen bashke me Vidal dhe Barella.

Ne sulm nderkohe, Lukaku dhe Lautaro do te jene nga minuta e pare.

TE REJAT E FUNDIT NGA MILANI – “Nuk eshte ne ndonje situate shume te mire edhe Pioli, qe ka gjetur te rikthyer nga demtimet dy lojtare si Romagnoli dhe Ibrahimovic.

Te dy ata nuk jane ne top te formes pas nje mungese te gjate, por me siguri ofrojne me shume garanci se zevendesuesit e tyre.

Formacioni eshte bere edhe tek ata dhe ka shume pak zevendesime. Mbi te gjitha nderkohe, ka nje balotazh: Brahim Diaz apo Castillejo per te kompletuar linjen e trekuartisteve ne shpinen e Suedezit.

Jane konfirmuar nderkohe mungesat e Musacchio, Duarte, Gabbia e Rebic.

FORMACIONI I MUNDSHEM:

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Lautaro.

Pankina: Padelli, Stankovic, Ranocchia, Darmian, Bonfanti, Moretti, Squizzato, Eriksen, Satriano, Sanchez, Pinamonti.

Tranjeri: Conte.

Te skualifikuar: Sensi (1).

Te demtuar: Vecino, Nainggolan, Bastoni, Skriniar, Gagliardini, Young, Radu.

MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Kessié; Saelemaekers, Calhanoglu, Brahim Diaz; Ibrahimovic.

Foto

Pankina: Tatarusanu, A. Donnarumma, Conti, Kalulu, Dalot, Tonali, Krunic, Castillejo, Hauge, Maldini, Leao, Colombo.

Tranjeri: Pioli.

Te skualifikuar: nessuno.

Te demtuar: Musacchio, Duarte, Gabbia, Rebic.

ARBITRO: Mariani.

Asistente: Costanzo e Bindoni.

Arbiter i katert: Maresca.

Var: Irrati (Carbone).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.